Qindra mijë euro janë keqpërdorur nga DSK, është arrestuar Toni Jakimovski, ish shefi i kabinetit të Mijallkovit

Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot ta lëshuar urdhër për të nisur procedurë hetimore kundër katër shtetasve maqedonas. Personat dyshohen se si punonjës të Drejtorisë për Siguri dhe KundërzbulimMinistrinë e Brendshme kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50,670,000.00 denarë, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria, përcjell Portalb.mk.

Zyrtarët dyshohen se në periudhën nga janari 2007 deri në maj 2017 kanë vepruar në kundërshtim me “Udhëzimet për shfrytëzimin e mjeteve për qëllimin specifik të DSK-së”. Në këtë periudhën kohore të të dyshuarit në 172 raste kanë tërhequr mjete financiare për të cilat kanë paraqitur kërkesë dhe letër verifikimi për shumën e tërhequr, por në fund të vitit pa siguruar kopje kanë shkatërruar “Librin kryesor të evidencë”, pa miratim nga ana e shefit të Drejtorisë dhe pa proces verbal. Veprimet e tilla kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit në vlerë prej 50,670,000.00 denarë.

Duke marrë parasysh faktet, Prokuroria Publike kërkon nga Gjykatën Themelore Shkup 1 caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Jo zyrtarisht, televizioni Telma mëson se  një nga të dyshuarit është Toni  Jakimovski, ish-shefi i kabinetit në DSK, në periudhën kur Drejtoria udhëhiqej nga Sasho Mijallkov, i cili është arrestuar menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme për rastin e PSP-së “Target- Fortesa”.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button