Stuhia tropikale ka goditur jugun e Afrikës, 126 të vdekur

Për shkak të shirave dhe stuhive tropikale në Mozambik, Malavi dhe Republikën e Afrikës së Jugut, 126 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga të dhënat e përpiluara nga AA, mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe 4 në Republikën e Afrikës së Jugut

Si pasojë e shirave dhe stuhive të ashpra janë prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button