Qeveria e RMV-së nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Odën e Ndërmjetësve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Oda e ndërmjetësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan Memorandumin për bashkëpunimin, me të cilin u përcaktuan parimet për aktivitete të ndërsjella në fushën e zgjidhjes alternative  të kontesteve me ndërmjetësim, si dhe për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta për mbështetje, avancim, zbatim në praktikë, promovim, përforcim dhe zhvillim të ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në emër të Qeverisë së RMV-së, Memorandumin e nënshkruan Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërkaq në emër të Odës së ndërmjetësve të Maqedonisë së Veriut, kryetari i tij Sllave Mladenovski,  i cili me këtë rast theksoi se Memorandumi është shprehje e fuqishme e mbështetjes së Qeverisë së RMV-së për ndërmjetësimin si mënyrë e zgjidhjes së kontesteve dhe se ajo për herë të parë është vendosur në dokumentin zyrtar të një rëndësie strategjike, siç është Strategjia për reforma në sistemin gjyqësorë.

Në aktin solemn të nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Odës së ndërmjetësve, fjalim mbajti Kryeministri Zaev të cilin ua përcjellim në tërësi:

“Me ndërmjetësimin si procedurë për  zgjidhjen me kompromis të kontesteve, potencohet përgjegjësia shoqërore e palëve të cilët e pranojnë ndërmjetësimin profesional  dhe të cilët  e afirmojnë kontributin e tyre për përforcimin e parimit të sundimit të drejtës dhe qasjen  deri në drejtësi për të gjithë. Palët    të cilët i pranojnë përfitimet e ndërmjetësimit si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve, marrin pjesë edhe në arritjen e më tepër efekteve pozitive, siç janë, kursimi i mjeteve nga Buxheti, mënyra efikase e shpejtë dhe praktike e zgjidhjes së kontesteve, duke pasur kujdes  interesin e ndërsjellë të të dyja palëve në kontest. Këto procedura janë kontribut i shkëlqyer edhe në ndërtimin e kulturës së të drejtës dhe ndërmjetësimit në uljen e konflikteve në shoqëri, nxitjen e bashkëpunimit afarist, si dhe në ruajtjen e vlerave morale për një shoqëri të shëndoshë dhe humane të qytetarëve, si bazë për një të ardhme më të mirë”, tha Zaev.

Memorandumi na obligon për bashkëpunim në nxitjen e subjekteve juridike në zgjidhjen e ndërmjetësimit si procedurë, si dhe për t’i afirmuar anët e mira të ndërmjetësimit që të ndërtojmë kulturë të bashkëpunimit të ndërsjellë, për uljen e shkallës së  konfliktit ndërmjet qytetarëve, si dhe ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve juridike me edukim, sugjerim dhe rekomandim, se kontesti mund të jetë i zgjidhur në favor të palëve me procedurë të ndërmjetësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button