Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi ligjin e ri për abort

Në seancën e sotme kuvendore është votuar dhe miratuar Ligji për abortin, e të cilin u mundëson grave që ta realizojnë të drejtën për ndalim të sigurt të shtatzënisë dhe shfuqizim të procedurave aktuale administrative, të cilat e anulojnë zbatimin e procedurës për abort, njofton Portalb.mk.

Me Propozim- ligjin e ri, femrës do t’i mundësohen informacione të kompletuara, objektive dhe të sakta për mënyrën e intervenimit, ndërsa vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë, pacientja do të ketë mundësi ta sjell me vetëdije, pa presion dhe në bazë të informatave objektive.

Nuk do të ketë më nevojë të pret tre ditë që të zbatohet intervenimi dhe nuk do të ndikohet të shpjegojë se pse dëshiron të ndërpret shtatzëninë.

Ligji i ri parasheh ndërprerje të shtatzënisë që të mund të kryhet pas skadimit të javës së dymbëdhjetë, me pëlqim me shkrim nga ana e gruas shtatzënë. Nëse është minorene apo i është marrë e drejta e aftësisë së punës, ndërprerja e shtatzënisë mund të kryhet me pëlqim me shkrim nga prindi, ose kujdestari.

“Në procedurën për miratimin dhe kryerjen e ndërprerjes së shtatzënisë sigurohet respektimi i dinjitetit të gruas shtatzënë, të drejtës së privatësisë, informacionit, pranimit apo refuzimit të intervenimit medicinal, besueshmëri e të dhënave personale ose mjekësore konform rregullave të sferës së mbrojtjes dhe të drejtave të pacientëve dhe të mbrojtjes shëndetësore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button