Gostivar, u hap ekspozita kundër ekstremizmit të dhunshëm

Në sallën e  vogël të Qendrës për Kulturë në Gostivar, u shfaq ekspozita me rreth 20 piktura të punuara nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gostivarit, të cilat trajtonin temën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ishte kjo një ekspozitë në kuadër të projektit dyvjeçar që realizohet në tre komuna, respektivisht në Gostivar, Çair dhe Kërçovë e që mban titullin “Fuqizimi i qëndrueshmërisë së luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoninë e Veriut”, i financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Holandës.

Të pranishëm në ekspozitë ishin edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe zv/ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Otway, përfaqësues të Stacionit policor të Gostivarit, përfaqësues të organizatave joqeveritare, etj.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili me këtë rast falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Holandës për mbështetjen financiare të këtij projekti, respektivisht për kontributin e tyre për luftimin më efikas të ekstremizmit të dhunshëm

“Jam i sigurt se të gjithë ne sot duam të përcjellim një mesazh me një qëllim për një mjedis të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë ne. Dhuna, ekstremizmi dhe radikalizmi nuk janë zgjedhja jonë. Në komunën dhe në vendin tonë nuk ka vend për dhunë dhe nuk dhuna nuk është mjet i mirë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut Për një mjedis të sunduar nga paqja dhe liria, të gjithë ne e mbajmë përgjegjësinë”, theksoi mes tjerash Taravari.

Zëvendësamabsadori i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Otway tha se ata kanë punuar me pushtetin qendror dhe atë lokal me qëllim të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe se mënyra që ata e panë si më efikase është që ekstremizmi të luftohet nëpërmjet sportit dhe kulturës.

“Ne të Ambasadës britanike, jemi të lumtur që kemi mundësi të përkrahim një projekt i cili drejtpërdrejt prek një numër të madh të njerëzve në jetën e përditshme dhe u ndihmon  komuniteteve. Në nivel lokal ne përkrahim Maqedoninë e Republikës së Veriut  që të luftojë dhe parandalojë ekstremizmin e  dhunshëm. Gjithashtu punojmë në nivel lokal që t’ju ndihmojmë të krijoni ligje. Punojmë me udhëheqës fetarë dhe udhëheqës të komuniteteve që t’i bëjmë njerëzit bashkë duke u ndihmuar që të mësojnë më shumë për njëri tjetrin”, nënvizoi zv/ambasadori Otway.

Dy punimet më të mira të kësaj ekspozite, u shpërblyen me vauçerë prej nga 1000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button