Mungesa e dëshmitarëve e shtyu seancën e sotme të rastit “Tenderët”

Për shkak mos prezencës së dëshmitarëve të ftuar për rastin “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike, seanca e sotme është shtyrë për më 4 prill, transmeton Portalb.mk.

Në seancë ishte e pranishme ish-ministrja e kulturës, Elizabeta kançevska Milevska e cila është e akuzuar në këtë rast për prishjen e procedurës së tenderit për ndërtimin e Muzeut të VMRO-DPMNE-së.

Gjykatësi Osmani Shabani tha se me akte do t’i sigurojë dëshmitarët në seancën e radhës.

“Duke pasur parasysh se nuk janë të pranishëm dëshmitarët e ftuar, seanca do të shtyhet, por do t’i siguroj nëpërmjet telefonit dhe do të marr përgjigje nga MPB-ja”, deklaroi gjykatësi Osman Shabani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button