Kundërshtarët më të fortë të Barcelonës në çerekfinale të L.K

Me fitoret e Barcelonës dhe Liverpoolit të mërkurën mbrëma janë kompletuar skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonie 2018/2019.

Barcelona, Liverpool, Manchester City, Ajax, Porto, Manchester United, Juventus dhe Tottenham Hotspur, kanë siguruar një vend në tetëshen më të mirë të Evropës, transmeton Lajmi.net.

Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, katër skuadra nga Anglia kalojnë në çerekfinale.

Pavarësisht skuadrave të forta që kanë kaluar në këtë fazë, Barcelona konsiderohet favorite, falë formës së mirë të Lionel Messit këtë sezon.

Mediet në Spanjë kanë filluar të komentojnë tërheqjen e shortit që do të ndodhë ditën e premte.

Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Manchester United, po konsiderohen si rivalët më të fortë të Barcelonës për fazën e çerekfinales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button