DASH sërish merr për bazë të dhënat e Metamorfozis në Raportin më të ri për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka avancim në mediumet dhe gjyqësi, por mbetet të zgjidhen edhe disa probleme të rëndësishme si korrupsioni, theksohet në Raportin më të ri për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të shtetit. Raporti në pjesën e mediave sërish ka përdour të dhënat e Fondacionit Metamorfozis pjesë e së cili është Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 ka ndërmarrë aktivitete për të hulumtuar, akuzuar dhe të dënuar persona zyrtarë policorë të cilët kanë bërë keqpërdorime, ndërsa autoritetet në vend kanë pasur kontroll efektiv ndaj shërbimeve të sigurimit, por megjithatë ekziston nivel i lartë i korrupsionit, thuhet në raport.

Më tej qëndron se “Qeveria ose agjentët e saj nuk kanë kryer vrasje arbitrare ose të paligjshme”.

Burgjet dhe paraburgimet shtetërore nuk arritën t’i implementojnë standardet ndërkombëtare dhe në disa raste, në pajtim me raportin për parandalim nga tortura e Këshillit të Evropës nga tetori i vitit 2017, kushtet do të mund të përshkruhen si mizore, johumane dhe degraduese”, thuhet në raport.

Shtohet se burgjet edhe më tej përballen me mungesën e financave, trajnimin joadekuat të oficerëve policorë dhe korrupsionin.

Raporti tregon se Avokati i Popullit ka zbuluar se hetimet e autoriteteve lidhur me akuzat për maltretim dhe keqpërdorim të të burgosurve në përgjithësi ishin joefikase.

“Në të shumtën e rasteve, gjykatat i përmbahen ligjeve dhe procedurave për paraburgim. Këtë vit numri i urdhrave për paraburgim ka rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluara. Në shumicën e rasteve, në kërkesë edhe të Prokurorisë Speciale Publike, gjykata ka caktuar masa parandaluese në vend të paraburgimit për të dyshuarit”, qëndron në raportin vjetor.

Theksohet se në vitin 2018 autoritetet kanë treguar respekt më të madh ndaj pavarësisë dhe mosqasjes së gjykatës në krahasim me vitet paraprake.

“Pavarësia e kufizuar e gjyqësisë, politizimi i organit mbikëqyrës gjyqësor dhe financat e pamjaftueshme janë pengesë e mëtutjeshme për punën dhe efikasitetin e gjykatave”, vlerëson Departamenti amerikan i shtetit.

Theksohet edhe se gjyqësia në përgjithësi e respekton të drejtën e gjykimit korrekt.

Lidhur me ngjarjet në Parlament më 27 prill të vitit 2017 dhe zgjidhjen gjyqësore të rastit, thuhet se 33 persona janë akuzuar për “terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues”. Më tej qëndron se “partia opozitare VMRO-DPMNE pohon se aktakuzat kundër 33 personave, duke i përfshirë edhe anëtarët e Parlamentit, ishin politikisht të motivuar dhe të ekzagjeruar. Nuk ka dëshmi se Qeveria ka refuzuar qasjen e organizatave humaniatre dhe grupeve tjera për të drejtat e njeriut deri tek këta të burgosur”.

Raporti në pjesën e mediave sërish ka përdour të dhënat e Fondacionit Metamorfozis pjesë e së cili është Portalb.mk.

“Përgatitur nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), më 6 mars është publikuar raport periodik për statusin e reformave të mediave. Raporti zbuloi se reformat e mediave kanë ecur me ritëm dhe cilësi të ndryshme dhe shumica e reformave ishin përmbushur vetëm pjesërisht.” shkruan në raportin e DASH.

Lexo këtu lajmet nga: Observatori mediatik

Në pajtim me raportin, Qeveria ka bërë progres në respektimin e lirisë së mediumeve dhe lirinë e të shprehurit, edhe pse problemet si pavarësia e dobët mediatike, dhuna dhe frika e gazetarëve, mbesin.

“Ka disa raporte se Qeveria i ka detyruar gazetarët në autocenzurë. Komisioni Evropian, në raportin nga 17 prilli, vëren se nuk ka avancim në mbrojtjen e kushteve të punës të gazetarëve, si rezultat i asaj që ata ende praktikojnë autocenzurë”, thonë nga Departamenti amerikan në raportin më të ri.

Mike Pompeo
Mike Pompeo

Në përgjithësi, në botë raporti vëren edhe vrasje, mungesë të lirisë të të shprehurit dhe restrikcione për pjesëmarrje politike në Venezuelë, të drejta ekstreme të keqësuara të njeriut në Iran dhe Kinë, Përderisa për Rusinë thuhet se ekzistojnë shumë raporte për atë se autoritetet ose agjentët e tyre kanë kryer vrasje mizore ose të paligjshme.

Në prezantimin e raportit, sekretari shtetëror Majk Pompeo, e theksoi Kinën si “ligë për vete” kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Në Sudanin Jugor forcat e sigurimit kanë kryer krime seksuale kundër civilëve në bazë të përcaktimit të tyre politik dhe etnikumit, ndërsa në Nikaragua, demonstrata të qeta për të drejtat sociale janë pritur me snajperë”, theksoi Pompeo, duke shtuar se administrata mendon për vendosjen e sanksioneve kundër personave zyrtarë kinezë përgjegjës për mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

Raportin për të drejtat e njeriut në të cilin detajizohet situata e të drejtave të njeriut individualisht për çdo vend, Departamenti amerikan e parashtron deri tek Kongresi në miratim. Raporti publikohet rregullisht nga viti 1976.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button