Janeva apelon që Kuvendi ta miratojë Ligjin e ri për Prokurorinë Publike

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva apelon që deputetët në Kuvend të votojnë për miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike sepse, siç theksoi, ai është kusht i rëndësishëm për hyrje në BE dhe NATO. Ajo konsideron se Ligji është i mirë, edhe pse, sipas saj, asnjëherë ligji nuk mund të jetë ideal, por më e rëndësishmja është, tha ajo, prokurori të ketë integritet, autoritet dhe proaktivitet të mjaftueshëm që ta nxjerrë në praktikë. Këtë ky ligj e mundëson.

Prokurorja Janeva në intervistën e sontme në 1TV potencoi se nuk është e saktë se me Ligjin e ri humbin bombat si dëshmi, transmeton Portalb.mk.

“Ata dëgjohen në seancë për rastet për të cilat është konfirmuar aktakuza, do të thotë deri më 1 korrik 2017. Në lidhje me lëndët tjera për të cilat është vendosur kompetencë në bazë të bombave mendoj se ndoshta nuk do të dëgjohen publikisht në gjykim, por do të dorëzohen transkriptat, ndërsa gjykata duhet të vlerësojë”, tha Janeva.

Ajo shtoi se “bombat” edhe deri tani nuk kanë qenë dëshmia e vetme në procedura, edhe pse gjykatat janë shprehur se i njohin së dëshmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button