SHBA pezulloi fluturimet me Beoing 737 Max

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar që të gjithë aeroplanët e kompanisë amerikane, Beoing, të llojit, 737 Max 8 të mos përdoren më për udhëtime pas dy rrëzimeve që kanë ndodhur në pesë muajt e fundit në botë.

Trump ka thënë se pezullimi i fluturimeve me këtë aeroplan do të bëhet derisa Boeing “të prezantojë një zgjidhje”.

Një varg shtetesh kanë marrë vendim të njëjtë, duke hequr dorë nga përdorimi i këtij lloji të aeroplanit në hapësirat e tyre ajrore.

Në një aksident që ka ndodhur në Etiopi, 157 personat që kanë qenë në bord, kanë vdekur pasi aeroplani është rrëzuar pak minuta pasi është nisur.

Ky njëherësh ka qenë aksidenti i dytë brenda gjashtë muajve që ka rezultuar me viktima, pasi një tjetër aeroplan që është rrëzuar në Indoezi, në muajin tetor të vitit të kaluar, ka lënë të vdekur 189 persona.

Listës së vendeve që kanë pezulluar fluturimet me këtë lloj të aeroplanit i është bashkuar edhe Kosova.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka thënë të mërkurën se aeroplanët e llojit Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX nuk do të operojnë përkohësisht, për shkak të hetimeve që janë duke u bërë për këto mjete transporti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button