Dieta e përditëshme e 116 vjecares japoneze: ëmbëlsira, kafe dhe pije me gaz

Kane Tanaka nga Fukukoa, Japoni, zuri vend së fundi në librin e rekordeve si gruaja më e vjetër e botës. Për një jetëgjëtësi të tillë do të mendonim se ka pasur një regjim ushqimor mjaft rigoroz: vetëm gjëra bio, peshk e oriz. Por jo. Kane nuk e paska fshehur kurrë dashurinë për ëmbëlsirat, dhe i ha cdo ditë, shkruan Bordo.al. 

Regjimi i saj ditor përfshin dhe tre gota kafe e pije me gaz, që zakonisht, hiqen nga dietat.

Pika e dobët e saj qenka cokollata dhe kombinimi me luleshtrydhe. Dhe në përgjithësi raportin me ushqimin e ka pasur shumë të mirë e nuk është frenuar nga gjërat që i pëlqejnë; në fakt ajo ka pasur një biznes familjar që shërbente oriz të gatuar, makarona aziatike noodles dhe ëmbëlsirën tradicionale Zenzai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button