Forcat izraelite kanë arrestuar 29 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 29 palestinezë në rajonin e Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se “operacioni është organizuar gjatë mbrëmjes në disa lokacione të Bregut Perëndimor, ndërsa palestinezët janë arrestuar për shkak të akuzave për pjesëmarrje të pretenduar në aktivitete terroriste”.

Njëzet e nëntë personat e arrestuar janë dërguar për t’u marrë në pyetje.

Forcat izraelite shpesh në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor kryejnë operacione dhe arrestojnë palestinezë. Sipas të dhënave zyrtare palestineze, në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, në mesin e të cilëve 270 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button