Tetovë, nuk mund të ketë turizëm pa strategji, Komuna dhe QSHRP jotransparente

Qendra për Zhvillim të Regjionit të Pollogut (QZHRP) dhe Komuna e Tetovës ose nuk kanë informacion për publikun ose i fshehin të dhënat për buxhetin dhe “Strategjinë për zhvillimin e regjionit të Pollogut”, njofton Portalb.mk.

Redaksia Portalb.mk ka më shumë se një muaj që kërkon si nga Komuna e Tetovës  ashtu edhe nga Qendra për zhvillim të regjionit të Pollogut të cilën e udhëheq Fatmir Saiti të dhënat se “A ka strategji për zhvillim të turizmit dhe a ka buxhet të ndarë për këtë?“, por një informacion i tillë nuk u dha nga ana e tyre.

Nga mungesa e transparencës që në mënyrë gojore të përgjigjen në këtë pyetje të thjeshtë Portalb.mk u detyrua që këto informacione t’i kërkojë nëpërmjet Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik. Redaksia jonë këtë kërkesë e nisi me datë 12 shkurt 2019, në Arkivin e Komunës së Tetovës, pasi të dhënat e personit përgjegjës për informacionet e karakterit publik, të paraqitur në ueb faqen e Komunës nuk janë funksionale.

Pas skadimit të afatit ligjor prej një muaj për kthim të përgjigjes (13 mars 2019), Komuna e Tetovës dhe Qendra për zhvillim të regjionit të Pollogut ende nuk kanë kthyer përgjigje, duke shkelur kështu Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe parimin e transparencës.

Për rastin në fjalë, Portalb.mk u ankua edhe te Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Mungesa e një strategjie për zhvillimin e turizmit pengon këtë rajon të shfrytëzojë kapacitetet e saj turistike dhe pengon zhvillimin e turizmit në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button