Merkel: Për Brexit-in duhet të gjendet zgjidhje e përbashkët

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, lidhur me refuzimin e dytë të marrëveshjes për Brexit nga Parlamenti britanitk deklaroi se “po vazhdon objektivi ynë për ndarjen e rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE)”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me kryeministrin e Laosit, Thongloun Sisoulith, Merkel në një konferencë për media bëri disa vlerësime në lidhje me Brexit-in.

Merkel shprehu keqardhje për refuzimin e dytë të marrëveshjes për Brexit nga Parlamenti britanitk dhe bëri të ditur se çështja është diskutuar në Këshillin e Ministrave të mbajtur sot.

“Parlamenti britanik tani duhet të vendos nëse Britania do të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje”, tha Merkel duke shtuar se ditën e nesërme në Parlamentin britanik do të zhvillohet një votim në lidhje me shtyrjen e datës për Brexit-in.

Merkel tha se 27 vendet në BE mund të bëjnë vlerësime në lidhje me procesin e ardhshëm nën dritën e këtyre dy rezultateve.

“Objektivi ynë për ndarjen e rregullt të Britanisë nga BE-ja po vazhdon. Ne nuk kemi hequr dorë nga kjo për shkak të asaj që ndodhi dje, por opsionet janë pakësuar për shkak të zhvillimeve ditën e djeshme”.

Kancelarja gjermane vuri në dukje rëndësinë e unitetit të 27 vendeve në BE-së dhe bëri të ditur se nga Brexit do të ndikohet kryesisht Irlanda. Ajo tha se për Brexit-in duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët.

Parlamenti britanik sot do të votoj alternativën e “largimit pa marrëveshje” ndërsa nesër alternativën e “shtyrjes së datës Brexit”.

Data e daljes së Britanisë nga BE-ja, aktualisht mbetet 29 marsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button