Në Shqipëri u betuan deputetët e rinj: PD-ja protestoi me dron dhe shashka

Edhe pse kishte seance opozita nuk protestoi para Parlamentit për të ruajtur forcat për protestën e së shtunës para kryeministrisë megjithatë surprizat për deputetet e rinj të cilët u betuan nuk munguan nga të rinjtë demokrat as nga toka dhe as nga ajri, njofton TCH.

Në hyrje të Parlamentit, Ligoraq Karamalo, Majlinda Halilaj dhe Lefter Maliqi u vunë në lojë nga të rinjtë e FRPD, të cilët u kishin zhbërë emrin mbi disa fletushka të cilat i vendosen në hyrjen e Parlamentit me simboliken e talljes së zonjës dhe zhburrërimit e burrave të cilët pranuan të ulen në parlament.

Ligjvënësit e majtë bashkë me deputetet e rinj shmangen të rinjtë e forumit pasi u futen në Parlament nga hyrja anësore, krah akademisë së shkencave, ndërsa për arsye sigurie policia kishte blinduar godinën e Parlamentit.
Para se të betohej, kandidati i PD-s Alban Zeneli ishte i pari që dha komentin për mediat pse kishte ndryshuar mendje.

“Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara. Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve. Prap nuk kam ndryshuar mendim. Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka. I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t’i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shqyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe. E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë. Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam konstatuar në asnjë rast”, u shpreh ai.
Seanca nisi me betimin njeri pas tjetri të 7 deputetëve të rinj. Opozitaret e rinj morën duartrokiten e kolegeve të mazhoranncës.

Në listën e diskutantëve asnjeri prej opozitareve të rinj nuk e kishte regjistruar emrin megjithatë Lefter Maliqi kërkoi fjalën. Me deputetin e ri të opozitës u tregua tolerant edhe kryetari i Kuvendit duke i dhënë më shumë kohë për të folur.

Teksa brenda në seancë flisnin deputetët e rinj, jashtë sallës së seancave te rinjtë e forumit demokrat hidhnin kapsolle dhe gure ne oborrin e parlamentit ndërsa policia kundërpërgjigjej me ujë. Ndërsa shumë shpejt një dron me banderolën e mbishkruar “Parlamenti i krimit” u shfaq në qiell.

Ata deputetë të rinj të cilët s’folën në seancë mesazhin e tyre e dhanë jashtë saj.

“Jam pjesë e LSI. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij Kodi Zgjedhor. Nëse dotë vazhdojmë që deputetët t’i binden kryetarit të Partisë për t’i emëruar apo për t’i shkarkuar, besoj se ky parlament do të humbë funksionin e tij”, tha Lefter Koka.

Ndërsa Ligoraq Karamelo theksoi se do të funksionojnë si një opozitë e përbashkët.

Me betimin e 7 ligjvënësve të rinj, Parlamenti arrin numrin e 93 deputetëve, një shumicë absolute për ndryshime Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button