Programi Kulturor, ministri Ademi: Në asnjë projekt s’e kam përdorur autorizimin zyrtar

Në Komisionin për Kulturë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), sot është mbajtur debati inspektues për politikat kulturore dhe realizimin e Programit Vjetor Kulturor (PVK) me theks të veçantë për vitin 2018-të, transmeton Portalb.mk.

Në debat të pranishëm kanë qenë ministri i Kulturës, Asaf Ademi, koordinatori nacional për kulturë, Robert Allagjazovski (ministër i Kulturës gjatë periudhës korrik 2017-korrik 2018) dhe këshilltarja për kulturë e kryeministrit, Zoran Zaev, Cvetanka Llaskova.

Asaf Ademi deklaroi se gjatë miratimit të projekteve, është munduar që të mos bie pre e konfliktit të interesit dhe se në asnjë projekt s’e ka përdorur autorizimin zyrtar.

“Vlerësimet e projekteve që u dorëzuan në konkurs, i kanë realizuar komisionet profesionale, të cilat u formuan nga ana ime. Të gjithë kryetarët dhe anëtarët e komisioneve, dalin nga fushat e caktuara të kulturës, dhe kanë përvojë në veprimtari të caktuara. Gjithashtu, kam mbajtur llogari që mos të ketë konflikt të interesit. Dua të theksoj, se për asnjë projekt nuk e kam keqpërdorur autorizimin zyrtar, dhe të vendos vetvetiu”, tha Ademi.

Kryetarja e Komisionit për Kulturë, Irena Stefoska deklaroi se pakënaqësitë ndaj PVK-së janë në lidhje me metodologjinë e miratimit të tij, me çka sërish apeloi që sa më shpejtë të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për kulturë.

“Pakënaqësia ndaj programit, lidhet me metodologjinë e miratimit të Programit Vjetor Kulturor, respektivisht Ligji nuk i përfaqëson nevojat e reale të institucioneve dhe individëve kulturor”, tha Stefoska.

Përndryshe, debati inspektues erdhi me kërkesë të Komisionit për Kulturë në Kuvendin e RMV-së. Rishqyrtimin e PVK-së për vitin 2019-të e ka paralajmëruar edhe Komsioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

LEXO: Rishqyrtimi i Programit Kulturor: Do të financohen dhjetëra projekte të refuzuara

Nga ana tjerë, pas përfundimit të procesit të ankesave dhe rishqyrtimit të projekteve të refuzuara nga komisionet përkatëse në Ministrinë e Kulturës, dje është publikuar versioni përfundimtar i PVK-së për vitin 2019-të.

Ndryshe, PKV-ja e vitit 2019-të nga artistët u karakterizua me “mjete të pamjaftueshme” e kurse nga mediat si “ndarje e mjeteve në baza etnike”.

LEXO: Programi Kulturor Vjetor 2019: Shumë zhurmë për asgjë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button