Ligji për Prokurorinë: Grupet punuese që i paralajmëruan Zaev dhe Mickoski ende nuk janë formuar

Pavarësisht paralajmërimeve pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të  VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski se grupe punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE nga 11 marsi do të punojnë intensivisht në projekt-ligjin e ri për Prokurorinë Publike ne të cilin parashihet integrimi i Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë Publike, ato ende nuk janë formuar.

Grupin punues të LSDM-së do ta drejtojë ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, ndërsa ende pritet që VMRO-DPMNE të emërojë anëtarët, shkruan NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

Shumica në Parlament është gjithashtu problematike.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të mbështesë, sepse sipas tyre “kjo është një lojë politike”, ndërsa e pakënaqur me punën e PSP-së është edhe Besa. E pasigurt është edhe mbështetja e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE, si dhe PDSH.

Sipas Zëvendës-kryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani, është rrenë lajmi se BDI insistoi për ndryshime në ekipin e PSP-së.

Osmani ka theksuar se BDI do të vazhdojë mbështetjen për të siguruar shumicë dhe për të miratuar ligjin e ri për prokurorinë publike, në të cilën është inkorporuar PSP-ja, sepse, siç tha dje, do të jetë pikë referimi e rëndësishme për vlerësimin e suksesit të agjendës së reformave.

Mickoski në takimin me Zaevin ka kërkuar të zgjerohet fusha e veprave të ciat do t’i Prokuroria Speciale Publike.

“Diskutuam për ligjin për prokurori publike, projekt ligjin e morëm të enjten, kështu që s’kishim shumë kohë për t’iu përkushtuar së substancës së vetë ligjit. Për ne, si parti politike, është e rëndësishme që ky prokuror i special publik e ka humbur besueshmërinë e plotë edhe personale edhe profesionale për të marrë mbështetjen tonë në të ardhmen. Integrimin parimor të PSP-së si pjesë e Prokurorisë publike mund të hapim si temë për ta diskuar pasi që është pjesë e grupit të ligjeve të reformës, ka thënë Mickoski.

Kryeministri Zaev tha se në bazë të ligjit, mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva është deri në mars 2020 dhe pret konstruktivitet dhe mbështetje nga partia kryesore opozitare.

“Qëndrimet tona janë të qarta, kjo Prokurori speciale publike duhet të përfshihet në sistemin e prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku duhet t’i jepet shans këtij kapaciteti, e cila u krijua në shtet dhe të vazhdojë i udhëhequr nga Katica Janeva dhe i gjithë ekipi, jo vetëm prokurorët, por edhe përmbaruesit, deklaroi Zaev.

Ligji për Prokurori publike, për të cilin nevojitet shumica prej dy të tretave, do të ishte mirë që të miratohet para zgjedhjeve së bashku me ligjet e tjera të reformave të cilat janë kusht i Bashkimit Evropian për të marrë datë për negociata.

Ministrja e drejtësisë Deskoska para do kohe deklaroi se miratimi i ligjit për prokurori publike do të jetë një nga momentet kyçe që do të jetë vendimtare në vendimin për hapje të negociatave, duke i pasur parasysh rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button