Kryetari i KSHZ-së: Nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve nuk ka dalje prej 40%, do të ketë zgjedhje të reja

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski nuk zbulon se çfarë zgjidhje do të jep KSHZ për presidentin e ri të zgjedhur, a do të zgjedhet si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut ose si president i Republikës së Maqedonisë,

Derkovski në intervistë për Press24 vetëm shkurt u përgjigj se Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe rregullat pozitive ligjore, por nuk precizoi se çfarë do të thotë kjo, transmeton Portalb.mk.

Sa i përket listës zgjedhore, ai tha se do të jetë si zgjedhjet paraprake.

“Lista zgjedhore as më herët e as tani nuk ka titull, në të gjithmonë qëndrojnë emrat e kandidatëve me numrin rendor dhe flamurin e shtetit”, tha Derkoski për Press24.

Derkoski nuk dëshiron të licitojë me mundësinë për sukses ose mossukses të zgjedhjeve në aspekt të censusit kushtetues prej 40 për qind, por në intervistë tha se nëse edhe në rrethin e dytë nuk e kanë daljen e nevojshme, atëherë zgjedhjet do të bien.

“Në situatë të tillë shpallen zgjedhje të reja të cilat do të duhet të mbahen për 40 ditë”, tha Derkoski në intervistë.

Njeriu i parë i KSHZ-së tha se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që opinioni e pret nga KSHZ-ja për këto zgjedhje, veçanërisht pas lëshimeve që ndodhën në Referendum, por konfirmoi se do t’i rezistojnë presionet. Ai tha se lista zgjedhore nuk ka asnjë problem.

“Për mua jam i sigurt dhe shpresoj se edhe anëtarët tjerë të komisionit Shtetëror Zgjedhor janë të vetëdijshëm për sfidën dhe përgjegjësinë e tyre, gjegjësisht nuk do të lejojnë asnjë ndikim në bartjen e vendimeve të tyre”, tha Derkovski në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button