Mos lejoni që gazetarët t’ua interpetojnë deklaratat e politikanëve

Burimi: KriThink

Në eurofinë e zgjedhjeve presidenciale kanë filluar edhe thurrjet e elozheve për disa kandidatë, dhe sharja e përçmimi i disa të tjerëve që nuk janë simpatik për mediumin i cili shkruan për to. As lëvdata e as sharja nuk është punë e gazetarit sepse lajmi bëhet subjektiv dhe merr ngjyrim personal.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli:  Pendarovski del kundër BDI-së: Nuk jam kandidat konsensual

Data e publikimit: 07.03.2019

Data e recensionit: 13.13.2018

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin që po recensojmë autori ka përdorur një përkufizim të fuqishme që s’ka aspak me çfarë ta mbështetë: “Pendarovski del kundër BDI-së”.
Prej në titull e deri në fund të lajmit, autori i tekstit ka tentuar me zorr të çojë në vend tezën e tij se Pendarovski e ka përgënjeshtruar BDI-në për atë se ai është kandidat konsenzual, por nëse i keni përcjellë me vëmendje lajmet apo emisionin në fjalë të cilin e merr si referencë autori i këtij teksti, qartë duket konteksti në të cilin e ka thënë përgjigjen Pendarovski, e që nuk nuk është aspak ajo që ka tentuar ta shesë autori i këtij teksti.

“Kandidati i koalicionit qeveritar për president të vendit, Stevo Pendarovski në një intervsitë për 1TV demantoi kreun e BDI-së, Ali Ahmeti rreth termit “kandidati konsensual”.Pendarovski tha se ai nuk është kandidat konsensual për president edhe pse gjatë gjithë kohës partitë LSDM e BDI e paraqesin si të tillë” shkruhet në tekstin që recensohet.

Deklarata e saktë që e ka thënë kandiati i pushtetit për presidentë është kjo:

“Mendoj se konsensual nuk është shprehja adekuate. Sepse konsensus është komplet, që domethënë dikush duhet ti fiton të gjitha votat dhe asgjë të mos shkoj te të tjerët. Mendoj se është zgjedhur term i gabuar. Mendoj se më mirë është të thuhet se jam kandidat i përbashkët i dy, tre, dhjetë partive, organizatave joqeveritare etj. Ky është termi më preciz çfarë do të thotë konsensual”, potencoi Pendarovski”

Dhe këtu qartë duket kuptimi dhe konteksti që i ka dhënë Pendarovski intervistës, dhe konteksti që ia ka mveshur autori i tekstit.

Pendarovski ka thënë se është propozim i vetëm disa partive, e jo i të gjithëve prandaj nuk duhet të quhet konsenzual, por nuk e ka demantuar askënd për asgjë!

Pendarovski në deklaratë thotë se “Konsenzusi është term i gabuar për një kandidat si ai”, pasi që është i mbështetur vetëm nga parti në pushtet, pra disa parti, e nuk përkrahet nga të gjithë. Në aspekt gjuhësor, konsenzusi do të ishte kur të gjithë partitë, pavarërisht etnisë, ose pozicionit, në pushtet apo opozitë, do të përkrahnin një kandidat, dhe kjo ishte poenta e kandidatit për president, prej fillimit e deri në fund, por autorit të këtij teksti i ka ardhur më lehtë që ta bëjë interpretimin e tij personal se sa të tentojë të kuptojë vërtetë se çfarë ka dashur të thotë Pendarovski.

“Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë kohës ka insistuar në idenë e kandidatit konsensual, dhe në momentin kur u dakorduan me LSDM-në për Stevo Pendarovskin, thanë se ky është kandidati konsensual që janë dakorduar për Presient. Por siç duket Pendarovski nuk mendon njejtë sikur BDI në këtë aspekt”shkruhet në tekstin që recensohet.

Këshilla për ju lexues: do të ishte që të mos lejoni që dikush tu bëjë intepretim për ndonjë deklaratë, apo zhvillim, nëse nuk e dëgjoni vetë me veshtë e juaj deklaratën. Shumë luan rol edhe intonacioni i zërit, nëse është sarkazmë apo shaka, apo diçka serioze. Dallohet edhe konteksti. Dallohet edhe emocioni.
Prandaj kur të lexoni lajme të tilla që përmbajnë intepretime të deklaratave të dikujt, mos u lodhni duke lexuar, por kërkoni deklaratën origjinale dhe bëni vlerësimin vetë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button