Propozim-Ligji për poste të larta: Drejtorët dhe sekretarët shtetërorë do ta marrin statusin e “drejtuesve të lartë”

Status të drejtuesve të lartë do të marrin sekretarët dhe drejtorët në shumë institucione shtetërore, parashihet me projekt-Ligjin për poste të larta drejtuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Si pozita të larta drejtuese në institucione, janë definuar udhëheqësit në institucione të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës para personave të zgjedhur ose të emëruar politik, dhe përbëjnë lidhjen ndërmjet nivelit politik dhe administrativ në institucion.

Sekretari ekzekutiv do të emërohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, zyra e Avokatit të Shtetit, Sekretariati për Legjislacion, Sekretariati për Çështje Evropiane, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Këshilli i Inspektimit, ministritë, komunat, Qyteti i Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit.

Drejtori ekzekutiv do të emërohet në organet e pavarura të administratës shtetërore, të ministrive, të ndërmarrjeve publike, të institucioneve shëndetësore publike dhe të shoqërive aksionare në pronësi të shtetit.

“Plotësimi i pozitave të larta drejtuese bëhet me shpallje publike, me ç’rast në procedurë transparente, të drejtë dhe konkurrues të përzgjedhjes do të garantohet përzgjedhja e kandidatit më të suksesshëm për postin e lartë. Gjatë përgatitjes së listës përfundimtare, pas përfundimit të intervistës, në qoftë se më shumë kandidatë kanë numër të njëjtë të pikëve, anëtari i bashkësisë apo gjinisë që nuk është e përfaqësuar në mënyrë adekuate në poste të larta drejtuese ka përparësi”, thuhet në propozim-Ligjin.

Drejtuesit e e lartë e kryejnë funksionin në të cilin janë të caktuar për një periudhë prej pesë vjetësh.

Ligji gjithashtu parashikon krijimin e një Komisioni për pozita drejtuese të larta, i cili do të punojë në kuadër të Kuvendit të RMV-së. Anëtarët e komisionit e kanë statusin e të personave të zgjedhur dhe mandat gjashtëvjeçar pa të drejtë të zgjedhën serish.

Komisioni do të ketë detyrë të formojë këshilla për përzgjedhje të drejtuesve të lartë, të drejtojë me procedurat për zgjedhje të drejtuesve të lartë dhe për të ndërmjetësuar ndërmjet funksionalëve përgjegjës dhe drejtuesve të lartë në raste të kontesteve në lidhje me ndërprerjen e parakohshme të mandatit të drejtuesve të lartë, zgjidhjen e tyre dhe vlerësimin e punës tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button