“Jashtë bie borë” do të shfaqet edhe në Bursa të Turqisë (FOTO-VIDEO)

Shfaqja “Jashtë bie borë”, e Teatrit të Tetovës, më 14 dhe 15 mars 2019-të, do të prezantohet në Festivalin Tradicional të Teatrove Shtetërore të Ballkanit që mbahet në Bursa të Turqisë, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja “Jashtë bie borë” në Bursa të Turqisë

“Jashtë bie borë” e autorit Vincenzo Salemme, në regji të Qëndrim Rijanit dhe asistent regjie Fitim Selimin, në skenën e Festivalit të Bursës do të shfaqet me lojën e aktorëve: Trimosh Ramadani, Blerim Ismani, Petrit Neziri dhe Muzafer Etemi.

Muzika nga Fatos Lumani, skenografia nga Petrit Bakalli, kostumografia nga Edlira Qyshka, kurse vepra është përkthyer nga Hervin Çuli.

Nën luftën se kush do ta marrë pasurinë, dhe dyshimit se si mund të kishte vdekur nëna e tre vëllezërve që vdiqën nga mbi doza e morfinës, “Jashtë bie borë” do të tregojë se si vazhduan rrethanat në jetën e tre personazheve tragjik-komikë: A do të vazhdojnë të jetojnë në një shtëpi? A do shkojë gjithsecili në punën e vetë? A do t’i japin fund jetës apo do jetojnë të lumtur bashkë? “Jashtë bie borë” paraprakisht u shfaq edhe në Sarajevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button