Haradinaj Mogerinit: Dialogu doli nga binarët para taksës, duhet të vazhdojë pavarësisht saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefes së diplomacisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerinit, e cila ka deklaruar se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Twiiter ka thënë se dialogu ka dalë nga binarët, para se Qeveria të vendoste taksën 100 % nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për arsye të tjera.

“Dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë përpara se të vendosej taksa, Federica Mogherini. Mungesa e transparencës, mbështetja e propozimit për shkëmbim të territoreve  dhe dështimi i implementimit të marrëveshjeve ekzistuese –  këto janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të vazhdojë pa u ndërlidhur me taksën”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button