Gjermania: Brexiti pa marrëveshje i mundshëm si asnjëherë më parë

Rreziku për një Brexit pa marrëveshje, është bërë i mundshëm si kurrë më parë, nga shkaku i refuzimit të Parlamentit britanik të votojë marrëveshjen e përmirësuar të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), është paralajmërimi i Berlinit zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky vendim na çon drejt një Brexiti pa marrëveshje me këtë vendim”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas në një postim në Twitter, në të cilin kritikoi deputetët që votuan kundër marrëveshjes së përmirësuar.

“Refuzimi i marrëveshjes Brexit, paraqet një rrezikim të mirëqenies së qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit”, shkruan Maas.

Mbrëmë, “marrëveshja e përmirësuar” e Brexit-it e kryeministres britanike Theresa May, nuk arriti të kalojë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi u refuzua nga shumica e deputetëve.

Kryediplomati gjerman tha se vendi i tij, tashmë po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm.

“Megjithatë, ne ende shpresojmë se do të mund të shmangim një Brexit të padakorduar, akoma është në duart e Dhomës së Ulët (të Parlamentit)”, tha ai.

Deputetët britanikë sot pritet të votojnë nëse Britania e Madhe do të braktisë BE-në pa një marrëveshje ndërsa një ditë më vonë do të votojnë për shtyrje të datës së Brexitit, e caktuar për në fund të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button