Maqedoni, për 2.5 herë është zvogëluar transportimi i mallrave me tren nga viti 2008 (Infografik)

Hekurudha e Maqedonisë – Transport vitin e kaluar ka arritur të transportojë 1.668.000 tonelatë mallra në komunikacionin vendor dhe ndërkombëtarë. Transportimi i mallrave me tren është rritur për 7.1% në krahasim me vitin 2017, kur me trena të ngarkuar me mallra janë transportuar 1.557.000 tonelatë mallra. Megjithatë, rezultati i tillë i punës është larg nga vëllimi i transportimit të mallrave në krahasim me një dekade më parë, kur me tren në vendin tonë janë transportuar edhe mbi 4 milionë tonelata mallra, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë tre rënie të mëdha të transportit të mallrave me tren në 35 vitet e fundit. Rënia më drastike është vërejtur gjatë prishjes së Ish-Republikës Socialistike Federative të Jugosllavisë dhe gjatë humbjes së tregut të ish-Jugosllavisë. Para asaj, hekurudha në vend ka arritur të transportojnë mes 6 dhe 8 milionë tonelatë mall në vit. Pas kalimit të periudhës transitive, situata me transportimin e mallrave me tren është përmirësuar gjatë dekadës së parë të shekullit XXI gjatë kohës së stabilizimit të gjendjes ekonomike dhe politike në vend. Megjithatë, nga viti 2009 sërish ka filluar të bjerë vëllimi i transportimit të mallrave me tren.

Rënia e fundit e transportimit të mallrave me tren është vërejtur menjëherë pas shfaqjes së krizës së emigrantëve në kufirin me Greqinë në vitin 2015. Edhe përkundër përpjekjeve që i ka investuar që të rritet vëllimi i punës, Hekurudhat e Maqedonisë – Transport në katër vitet e kaluara ka vëllim për 2.5 herë më të ulët të transportimit të mallrave në krahasim me vitin 2008.

Në biznes planin për vitin 2018 të Hekurudhave të Maqedonisë –transport është theksuar se komunikacioni i mallrave hekurudhore do të vazhdojë të rritet në periudhën deri në vitin 2020. Edhe përkundër parashikimeve optimiste, transportimi i mallrave me trenat krijon humbje në punën e operatorit nacional hekurudhor.
Të ardhurat nga trafikimi i mallrave në vitin 2018 është pritur të arrijnë 724.500.000 denarë, por harxhimet janë shumë më të mëdha, 1.031.300.000 denarë. Si rezultat i kësaj, humbjet nga puna e Hekurudhave të Maqedonisë – Transport te transportimi i mallrave për vitin 2018 është projektuar të arrijë në 306.800.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button