fbpx

Vitin e kaluar në Jemen mbërritën 150 mijë refugjatë nga Afrika

Në Jemen, ku vazhdon lufta civile, gjatë vitit të kaluar kanë mbërritur rreth 150 mijë refugjatë nga vendet afrikane, raporton Anadolu Agency (AA)

Zyra e përfaqësuesit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se në Jemen, përkundër luftës civile, urisë dhe epidemive të sëmundjeve të ndryshme, gjatë vitit të kaluar kanë mbërritur 150 mijë refugjatë afrikanë.

Më tej theksohet se në mesin e tyre 90 për qind janë shtetas të Etipoisë, dhe 10 për qind nga Somalia. Sipas UNHCR-së, kryesisht bëhet fjalë për të mitur pa përcjellje prindërore.

OKB nënvizon se në Jemen ndodhen rreth 280 mijë refugjatë, shumica nga Somalia.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close