Turqia dhe Bullgaria zhvillojnë stërvitje të përbashkëta

Ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit nga Turqia dhe Bullgaria në veriperëndim të Turqisë kanë zhvilluar stërvitje të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe stërvitje për përballim me zjarre, raporton Anadolu Agency (AA).

Stërvitjet e përbashkëta janë zhvilluar në afërsi të kufirit në provincën veriperëndimore Kirklareli me pjesëmarrje të ekipeve nga të dyja vendet, duke përfshirë edhe Autoritetin për Menaxhimin me Katastrofat dhe Emergjencat (AFAD) të Turqisë.

Gjatë stërvitjeve, grupet u përballën me skenarë të ndryshëm, ku u përfshinë shuarja e zjarreve, misione shpëtimi, përdorimi i dronëve, asistenca mjekësore, etj.

Kryesuesi rajonal nga AFAD, Muhsin Ozer, për AA tha se stërvitjet e këtilla janë të rëndësishme për të matur kapacitetin e ekipeve dhe pajisjeve.

“Në kemi identifikuar aktivitetet operative mes dyja vendeve”, tha ai, duke shtuar se Turqia dhe Bullgaria tanimë do të jenë të afta të realizojnë aksione të përbashkëta në rast të ndonjë katastrofe natyrore apo ndonjë incidenti tjetër ku kërkohet intervenimi i mbrojtjes civile.

Shefi i zjarrfikësve nga Bullgaria, Kolyo Gyaurov, tha se të dyja palët ishin shumë të kënaqura me stërvitjet e përbashkëta, duke theksuar edhe rëndësinë e operacionit.

“Ne po ashtu kemi zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Turqinë para pesë muajsh në Bullgari. Sot ne po zhvillojmë stërvitje në Kirklareli”, tha Gyaurov.

Ai theksoi se partneriteti mes zyrtarëve të Turqisë dhe Bullgarisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button