Kundërspin: Luftëtarë verbal kundër krimit ka pasur gjithmonë

Nëse deklarata e Artan Grubi shihet pak më gjerësisht dhe nëse analizohet në kontekst më të gjatë kohorë, në të mund të gjehen gjurmë të asaj që njihet si e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spinim. Gjë që paraqet edhe një fakt që kemi inflacion të deklaratave politike për luftën kundër korrupsionit, por në planin praktik, elitat politike kanë dështuar vazhdimisht. 

Deputeti Artan Grubi, mbrëmë dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruara:

Spin: Sundimi i së drejtës është prioritet absolut i BDI-së dhe BDI është partia e vetme politike në Republikën e Maqedonisë Veriore, e cila hapur ka kërkuar edhe nga PSP dhe nga Prokuroria Publike të hap hetime të të gjithë funksionarët e saj – që nga viti 2002 deri më sot. Këtë nuk e ka bërë asnjë parti tjetër politike. Qofshin parlamentare ose joparlamentare. Për këtë, pa rezerva vendosemi në dispozicion për mbështetje të punës së organeve të drejtësisë. Kërkojmë drejtësi joselektive dhe kërkojmë drejtësi e cila nuk diktohet nga politika, as nga korrupsioni, as nga diçka tjetër, por të bazuar në ligje…

[Burimi: Makfaks –  Deklarata e Artan Grubi –data: 05.03.2019]

 

 

Kundërspin: Duke e lexuar fjalë për fjalë dhe parë në pika të përgjithshme, deklarata e deputet dhe funksionarit të lartë të BDI-së, Artan Grubi, rreth detyrimeve për luftën kundër korrupsionit dhe organizimit të krimit, duket krejtësisht parimore, e ëmbël për çdo qytetarë dhe për ato të cilët vendosin për integrimet tona euro-atlantike.

Por, përsëri, nëse merret parasysh në kontekst më të gjerë, dhe shihet ai aktual, sipas të cilit është dhënë deklarata, edhe nëse kthehemi mbrapa me muaj, javë, ose vite, në këtë deklaratë mund të gjenden gjurmë të asaj çka njihet si e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spinim.

 

KONTEKSTI PSP 

Së pari konteksti aktual. Deklarata e dhënë me rastin e arritjes së marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritar për të ardhmen e PSP-së dhe miratimi i propozim-ligjit të ri për prokurorinë publike në seancën qeveritare, me çka është zgjidhur edhe e ardhmja e PSP-së. Siç transmetojnë mediumet, momenti i kryesorë është zhvendosja e PSP-së nën Prokurorinë Publike dhe pa marr parasysh a do të ruaj autonominë, i merren dy momente kyçe: a) Materialet e përgjuara në mënyrë joligjore, të cilat ishin bazë për hetim, prokuroria dhe për aktgjykimet e vendosura deri më tani. Ata më nuk mund të shfrytëzohen si fakte në hetime ose procese të ardhshme ligjore gjatë aktvendimeve të marra, nisur prej 30 qershor të vitit 2017; b) Këshilli i prokurorëve publik me propozim të prokurorit do të emërojë prokurorë në PSP, përfshirë edhe prokuroren speciale Janeva, pas një afat të caktuar, gjegjësisht ras kalimit të PSP-së në suaza të PP-së…

Çka do të thotë kjo? Mediumet shumë qartë kuptuan porosinë, me këtë edhe opinioni i gjerë. Ja çka shkruan sot Radion Evropa e Lirë, për shembull, në tekstin me titull “Tregti e re politike për fatin e PSP-së”: 

 Perandorija, Talir, Pacient, Regjistrimi, Aktor, Propaganda, Dhurata dhe Harmonia, janë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike për të ardhmen e të cilës do të vendos Kuvendi, në varësi të asaj se si do të kalojë ligji për prokurorinë publike i cili është caktua edhe në mandatin e PSP-së. Deputetët e opozitës do të kenë fjalën kryesore për atë nëse PSP do të vazhdojë të ndjek penalisht zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorët e tij të biznesit Jordan Kamçev dhe dhjetëra të tjerë, si dhe ish zëvendëskryeministri Zoran Stavreski dhe deputetin Antonio Milloshski, të cilët janë të dyshuarit kryesor në këto hetime. Bazuar në këtë, Gjykata e Lartë liroi nga arresti shtëpiak të dyshuarit në Perandoria, duke shpallur palën akuzuese si akuzues jo i autorizuar, i cili tani po shpëton me vendimin e ri ligjor, nga ana tjetër bëhen tentime që të përmbushen dhe kriteret për propozimet nga BE e cila kërkon reforma në sistemin gjyqësor. 

Ja çfarë shkruan Laboratori i hetimeve dhe raprotimeve Maqedoni, me titullin: Qeveria PSP e bën bisht të PTHP – bombat do të jenë të papërdorshme:

Kjo do të thotë se në hetime që u hapën për liderin e BDI-së Ali Ahmeti për regjistrimin e dështuar, ose për lëndën “Pacienti” në të cilën është i dyshuar edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, bombat nuk do të jenë fakt. Edhe pse prej tyre PSP i nxorri argumentet kyçe si bazë për hapjen e hetimit. 

Më tej, në pikëpyetje vendosen edhe hetime për rastin “Harmonija” në të cilin është i dyshuar është ish kryetari i komunës Stevço Jamikovski, dhe më pas hetimi për ish ministrin për Financa, Zoran Stravreski, i dyshuar në lëndën “Dhurata”. Si dhe raste të tjera që janë në hetim ose procedurë parahetimore në të cilat të dyshuar janë Zharki Ljukovski, drejtori i T-Mobile, deputeti Antonijo MIlloshovski dhe të tjerë. 

Prej këtu, është e qartë se ka shumë shanse që hetimte që punohen pas 30 qershorit të vitit 2017, mes të cilëve janë edhe hetimet e funksionarëve të BDI-së, por edhe për të tjerë, në veçanti ish partnerët e koalicionit, siç është ai për financimin e VMRO-DPMNE-së, për “Pallatin e Bardhë”,  të mbeten në këmbë dhe të mos arrijnë nivelin e aktakuzave.

 

KONTEKSTI “INTERPRETIM AUTENTIK” PËR PSP-NË

Prej momentit që Gjykata e Lartë miratoi vendimin ligjor se çdo gjë që punon PSP në kuptimi e hetimit pas 30 qershorit të vitit 2017 është e paligjshme (thënë shkurt),  pas kërkesës së Gjykatës Penale në Shkup, Prokurori Publik Ljubomir Jovevski me 13.02.2019 kërkoi interpretim autentik prej Komisionit legjislativ në Kuvend. Kjo ka qenë mundësia që me procedurë të shpejtë të anulohet vendimi i Gjykatës së Lartë mbi bazë të të cilit tashmë janë liruar nga arresti shtëpiak një pjesë e të dyshuarve në rastin “Perandorija”.

Parlamenti prej burimeve të sigurta që i vërtetuan me bisedë telefonike për “Vërtetmatësin”, me 19.02.2019 (do me thënë pas gjashtë ditësh), ka marr kërkesën dhe menjëherë, pa asnjë procedurë, e kanë dërguar në Qeverinë e RMV-së pë të dhënë qëndrim të tyre. Qeveria, flasin të njëjtat burime për “Vërtetmatësin”, deri tani 06.03.2019, nuk është prononcuar, pikërisht për këtë, kërkesa, në momentin kur është shkruar ky tekst, nuk është vendos në faqen e Kuvendit, aq më pak të ketë arritur te deputetja Sonja Mirakovska, e cila përfaqëson Komisionin Legjislativ. Këtë na e vërteton me telefon edhe znj. Mirakovska.

Megjithatë, zyrtarisht autori i këtij teksti të “Vërtetmatësit” me 06.03.2019 morri porosi në postën elektronike nga Sekretarja e përgjithshëm Cvetanka Ivanova, në të cilën ajo e udhëzon që të ndjek procedurën me kërkesë të z. Jovevski t’i drejtohet Kuvendit përmes formularit të standardizuar për Kërkesë të informacionit në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri te informacioni me karakter publik?!!!

Në ndërkohë, siç transmetojnë mediumet, me propozimin e ri të PP-së, me të cilin zgjidhet edhe fati i PSP-së, do të anulohet opinioni ligjor i Gjykatës së Lartë. Me këtë, kërkesa e PP-së për interpretim autentik do të ripozicionohet dhe ndoshta asnjëherë nuk do të arrijë mendimi i Qeverisë në Kuvend, por dëmi është bërë dhe ndoshta ka edhe pasoja. Për mundësinë e ikjes së dënimit dhe favorizimi i parimit të drejtësisë selektive dhe mos dënimit,  Vërtetmatësi tashmë ka shkruar.

 

KONTEKSTI I VELJANOVSKIT 

Deklarata e Grubit mund të shihet edhe në kontekst rreth mosmarrjes së vendimit nga Kuvendi me kërkesë të gjykatës kompetente për marrjen e imunitetit deputetit Trajko Veljanovski, siç ndodhi së fundmi. Për këtë përballje “të pashpjegueshme” në Parlament, kryetari Talat Xhaferi nuk kishte argument bindës (vlerësimi është po ashtu pjesë edhe e mediumeve), se përse nuk u soll një vendim i tillë në seancën e caktuar të dielën në ora 21.30. Por, reaksioni i parë dhe të një pjesë të deputetëve të LSDM-së në seancë, siç transmetuan mediumet, dhe të një pjese të opinionit, ka qenë se ka ndikuar koalicioni i vjetër mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Ne nuk mund të depërtojmë deri te ajo se përse me aq efikasitet Xhaferi nuk udhëhoqi suksesshëm seancën deri në shkallën e votimit, apo ndoshta bëhet fjalë për akt të qëllimshëm të të gjithë pjesëmarrësve ose të vetëm disa prej tyre në atë javë, por të kujtojmë dy gjëra.

Së pari, mosmarrja e një vendimi të tillë për marrjen e imuniteti ndodhi më herët edhe me deputetin Ljupço Dimovski. Së dyti, është krijuar mundësi për ijke nga përgjegjësia me ikjen eventuale të Veljanovksi ose Dimovski, me çka opinioni ka të drejtë të dyshojë në ikjen e Gruevskit, Grujovski dhe Boshkovskit – nga rastet e PSP-së: Për këtë rast Xhaferi dha deklaratë që kjo ka qenë përgjegjësi e gjykatës, paragraf të cilin “Vërtetmatësi” e despinoi.

Mund të vazhdojmë me numërimin e konteksteve siç mund të shihen në deklaratën e Grubit. Për shembull, mund ta vlerësojmë edhe në kontekstin e reagimit të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe të gjithë ngjarjet e lidhura me to, kur ministrja Mila Carovska ngriti padi penale kundër dorasit të panjohur rreth ngjarjes me 19 milion eurot në Fondin Pensional dhe Sigurim Invalidor.

Mund të kthemehemi edhe në kontekst më aktual, siç thuhet, prej mbrëmë – me platformën e eger në fillim të Kanionit të Matkës, Komuna Saraj, ku pas aq shumë peripecive dhe heshtjes, kryetari Bexhati ka kërkuar që vendbanimi i egër të legalizohet, por tani në suaza të dy platformave të tjera…

Prej aty, duke vlerësuar deklaratën e Artan Grubi në shumë kontekste prej asaj që është thënë, mund të vlerësohet se bëhet fjalë për të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. Për më tepër, që në këtë vend asnjëherë nuk ka pasur problem me deklarata për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por elitat politike vazhdimisht kanë dështuar në implementimin e të njëjtave.

Burimi: Vërtetmatësi 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button