Çavuşoğlu: Bota të reagojë kundër sulmeve të Izraelit në Aksa

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, kritikoi ashpër sulmin e fundit të policisë izraelite në kompleksin Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke e cilësuar si të papranueshëm agresivitetin ndaj vendeve të shenjta në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tashmë duhet t’i thuhet ‘ndal‘ kësaj papërgjegjshmërie të Izraelit. Ne nuk mund ta pranojmë që të sulmojnë në mënyrë kaq të papërgjegjshme vendet tona të shenjta dhe e gjithë bota duhet të reagojë kundër kësaj”, tha Çavuşoğlu gjatë takimeve të zhvilluara në qytetin Antalya.

Turistët në Turqi vijnë nga vende të ndryshme, ku shumë prej tyre janë gjermanë, tha ministri Çavuşoğlu, i cili ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. “Me homologun tim kemi biseduar për disa çështje, ku kam sjellë në rendin e ditës edhe sulmin e kryer ndaj Mesxhid al-Aksa”, tha kryediplomati i Turqisë.

Në Turqi dhe në çdo vend të botës ndodhen vendadhurimet që u përkasin feve të ndryshme, ka theksuar Çavuşoğlu dhe ka shtuar më tej se “Sipas këtyre ka xhami, sinagoga dhe kisha që janë të vogla. Nuk ka asnjë dëm prej tyre. Teksa ka një tolerancë, tashmë e gjithë bota duhet të reagojë ndaj këtyre papërgjegjshmërive të Izraelit. Fatkeqësisht agresiviteti i Izraelit sot është rritur edhe si rezultat i inkurajimit të SHBA-ve. Ne po i ndjekim, dhe po i bisedojmë këto çështje. Nuk i lëmë kauzat tona të shenjta dhe kombëtare. Mos u shqetësoni, për këto çështje politika e jashtme turke, nën udhëheqjen e presidentit tonë, të keni besimin e plotë se do të kapërcejë çdo problem. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button