Rishqyrtimi i Programit Kulturor: Do të financohen dhjetëra projekte të refuzuara

Pas përfundimit të procesit të ankesave dhe rishqyrtimit të projekteve të refuzuara nga komisionet përkatëse në Ministrinë e Kulturës, sot është publikuar versioni përfundimtar i Programit Vjetor Kulturor (PVK) 2019 i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Megjithëse për Festivalin “Skopje Jazz Festival”, u tha se nuk do të shqyrtohet, sepse nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm, si deklaratat nga pjesëmarrësit, sërish të njëjtit i janë ndarë 3 milionë denarë. “Off-Fest” do të marrë 1 milion denarë, Qendra Kulturore Rinore (QKR) për “Zdravo mlladi” do të marrë 150 mijë denarë, “Radio 103” për “103 Breza” do të marrë 60 mijë denarë, ndërsa “Pasvird Produkcija” do të marrë 1 milion denarë.

Komisionet

Vendimet paraprake dhe të tanishme, mediat në gjuhën maqedonase i cilësuan si “skandaloze”.

Nga Ministria e Kulturës gjatë publikimit të PVK-së për vitin 2019-të të plotësuar, treguan se përveç se kanë kërkuar nga subjektet kulturore që të dorëzojnë dokumentacionet që u kanë munguar, ata kanë realizuar edhe takime me të njëjtit.

Përndryshe, varianti i parë i PVK-së për vitin 2019-të u publikua më 8 shkurt, por për shkak se kishte ankesa të shumta kryesisht nga artistët maqedonas, më 12 shkurt, komisionet përkatëse filluan rishqyrtimin e projekteve të refuzuara. Ditën e nesërme, Komisioni deklaroi se lëshim teknik është bërë në projektin “Zllatno Sllavejçe”.

Komisioni për Kulturë

Paraprakisht, Komisionin për Kulturë në Kuvendin e RMV-së, u soll vendimi për realizim të debatit inspektues të PVK-së së vitit paraprak, 2018-s. Meqë me Ligjin për kulturë që është në fuqi nuk ka kritere e përzgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve përkatëse në kuadër të PVK-së, u apelua që sa më shpejtë të miratohet Ligji i ri i për kulturë. Sipas asaj që sqaroi anëtarja e Komisionit për Kulturë, radhë e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova, Ministria e Kulturës do të jetë e obliguar që te Komisioni të dorëzojë raporte të projekteve të realizuara në kuadër të PKV-së për vitin 2018-të. Debatit inspektues u inciua për shkak të:

  • Përbërjes diskutabile e komisioneve të cilët kanë vendosur në paraqitjet e projekteve;
  • Asaj se anëtarët e komisioneve janë anonim në fushat kulturore;
  • Kufizimit të projekteve të institucioneve të caktuara;
  • Uljes së mjeteve për trashëgimi kulturore dhe
  • Verifikimit të ndërmarrjeve të cilat kanë aplikuar dhe kanë fituar para, kurse janë formuar pak para hapjes së konkursit të PKV-së.

Deri te miratimi i Ligjit të ri, Ministria e Kulturës ka formuar grup pune për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kulturë aktual, pikërisht në pjesën e modeleve të financimit dhe kritereve që duhet të plotësojnë projektet kulturore.

Rishqyrtimin e PVK-së për vitin 2019-të do ta bëjë edhe Komsioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Ndryshe, PKV-ja e vitit 2019-të nga artistët u karakterizua me “mjete të pamjaftueshme” e kurse nga mediat si “ndarje e mjeteve në baza etnike”. Më së shumti u reagua për refuzimin e projektit “Skopje Jazz Festival”, dhe fitimin e mjeteve të projektit “Jazz Fest Tetova”.

LEXO: Programi Kulturor Vjetor 2019: Shumë zhurmë për asgjë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button