U promovua Qendra nacionale koordinatave për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e promovuan dhe kanë bërë vlerësim të funksionimit të deritanishëm të Qendrës Nacionale Koordinatave për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, transmeton Portalb.mk.

Qendra ka rol të urës për informata dhe të dhëna që i posedojnë dhe mbledhin institucionet, që të mund të jenë në mënyrë më të shpejtë dhe të qasshme për nevojat e të gjitha institucioneve tjera të përfshira. Qendra, nënvizoi Spasovski, filloi edhe me përkrahjen e këmbimit ndërkombëtar të informatave në pjesën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që është segment i rëndësishëm për parandalimin e krimit të organizuar.

“Agjencia opetartive teknike dhe shërbimet tjera që janë për ndjekjen e komunikimeve nuk janë pjesë e Qendrës nacionale koordinatave”, shpjegoi Spasovski në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.

Ai shtoi se me funksionalizimin e kësaj qendre është zhvilluar një nga  prioritetet e konfirmuara me planin 3/6/9/, ndërsa puna e tij përmes përgatitjes nga analiza tremujore e punës pasohet edhe në planin 18.

Duke informuar se Qendra Koordinative është formuar me vendim qeveritar në vitin 2014, por deri në shtator të vitit 2017 nuk ka pasur asnjë aktivitet për funksionalizimin e tij, ministri Spasovski potencoi se me marrjen e më shumë masave dhe aktiviteteve, në pajtim me Planin aksionar, në të cilën janë kyçur MPB, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Policinë Financiare dhe Kundërzbulim Financiar, DAP dhe Prokuroria Publike, janë siguruar hapësira, kushte administrative dhe materiale, me të cilat qendra bëhet operative.

Ndërsa Bujar Osmani fjalën e tij potencoi rëndësinë e reformave dhe rezultateve lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe serioz, si pjesë e detyrimeve të marra nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e reformave në fushat e parapara.

“Promovimi i sotëm i Qendrës Koordinuese Nacionale për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz, vjen në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, kur të gjitha përpjekjet e vendit janë të përqendruara në dhënien e një numri sa më të madh dhe sa më cilësorë të reformave, të cilat do të sigurojnë edhe të a.q. “trak rekord”, gjegjësisht shembuj të qartë të implementimit të reformave, për çka, kontribut të rëndësishëm pres pikërisht nga raportet për punë të kësaj qendre dhe trupave të ngjashëm”, theksoi Osmani, duke i potencuar edhe mjetet nga IPA programet- 2017 – projekti për parandalim të krimit serioz në Ballkanin Perëndimor, si dhe për mbështetjen financiare gjatë hartimit të mjeteve të IPA- 2020, përmes të cilëve janë siguruar mjete për këtë trup koordinues, dhe në përgjithësi për luftën kundër krimit të organizuar dhe serioz.

Në këtë drejtim Osmani theksoi kënaqësi nga puna e ekipit përgjegjës për reforma në MPB, kryesuar nga Ministri Spasovski, për implementim jashtëzakonisht të suksesshëm të detyrimeve të marra të Planit 369 dhe Planit 18, si në pjesën e AOT, reformat në DSK, po ashtu edhe në këtë pjesë – përforcimin e kapaciteteve të luftës kundër krimit të organizuar dhe serioz. Me çka shtoi Osmani Republika e Maqedonisë së Veriut tregon nivel serioz të pjekurisë për të cilën pret të rezultojë me konfirmim të vendimit nga ana e Këshillit të Evropës në qershor për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button