Shkup, sot shfaqet premiera e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” (VIDEO)

Sot, 29 mars 2019, me fillim prej ora 19:30, në kinemanë “Cineplexx” në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të shfaqet premiera e filmit të metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, me skenar dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, transmeton Portalb.mk.

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”
“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”

Risia është, se filmi është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit Internacional të Filmit në Moskë, që mbahet nga datat 18 – 25 prill.

Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl  Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”
“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”

Filmi është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Drejtori i fotografisë në këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski.

Nga data 11 prill filmi do të jetë në repertorin e rregullt të kinemasë “Milenium” në Shkup dhe do të vazhdojë të jepet dy javë rresht, çdo ditë nga ora 17:30 dhe 22:00.

Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.

Filmi "Pranverë e paharruar në fshatin e harruar"
Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button