Është ngritur procedurë për një person nga Haraçina pasi në shtëpinë e tij është gjetur drogë

Prokuroria Themelore Publike Shkup nëpërmjet një njoftimi dërguar në media, njofton se ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi nga Haraçina e Shkupit për shkak ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale “Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psihotrope dhe prekusore nga neni 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Gjatë bastisjes në hapësirat e shtëpisë ku ka jetuar i dyshuari dhe në hapësirat e podrumit janë gjetur gjithsej 128.63 gramë drogë narkotike, kokainë. Droga ka qenë e përgatitur për shitje në një qese të zezë të ndara në qese politeileni. Te i dyshuari gjatë bastisjes nga ana e personave zyrtarë është gjetur edhe vagë digjitale, si dhe shumë e madhe e parave.

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike vlerësoi se janë plotësuar bazat ligjore dhe deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button