Titull bombastik që përdoret për të gënjyer lexuesit!

Burimi: KriThink

Ndër teknikat që shfrytëzojnë një pjesë e mediave për të manipuluar lexuesit dhe për t’i “shtyrë” ata të hapin tekstin është edhe titulli senzacional ose i pavërtetë. Rasti i lajmit të recensuar është tipik për këtë përshkrim.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: Serbët “suulmojnë” Talat Xhaferin, në Kuvendin e Malit të Zi, situata eskalon në përplaasje fizike (VIDEO)

Data dhe e publikimit: 02.03.2019

Data e recensionit: 12.03.2019

Recensues: Fatlume Dervishi              

Ky është shembulli tipik i një titulli që nuk prezanton aspak përmbajtjen e tekstit të lajmit. Titulli manipulon lexuesit duke i njoftuar se u ofron informacione për diçka që në realitet nuk ka ndodhur aspak. Edhe pse fjala “sulmojnë” është përdorur në thonjëza, titulli insinuon në kontakt fizik mes deputetëve serb në Mal të Zi dhe kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ndjeshmëria e publikut shqiptar, siç mund të merret me mend, është më e lartë kur përmendet se në këtë lloj sulmi kanë qenë të përfshirë serbë. Kuptohet, për shkak të historisë nga e kaluara mes dy popujve dhe emicioneve që po përjetojnë akoma njerëzit për këto tema. Më poshtë janë vetëm dy fjali të lajmit të cilat tregojnë gjithë çfarë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Malit të Zi ku është debatuar për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Deputetët serbë votuan kundër, por atyre iu pengoj shumë prania e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Më vonë pothuajse situata eskaloj në koonfliikt fiizik, pasi një nga udhëheqësit e partisë serbe Millan Knezeviç, u ngritë nga vendi për t’u përplaasur fizikisht me deputetin malazez Miodrag Vukovic nga DPS.” shkruan në tekst

Video-materiali vërteton se përleshja fizike në parlamentin malazez nuk ka pasur aspak të bëjë me kryeparlamentarin Xhaferi. Ka qenë një përleshje mes deputetëve, në një hapësirë ku nuk ka qenë prezent Xhaferi.

Titulli, në harmoni me lajmin

Kodi etik i gazetarëve parashikon që në lajme, titulli duhet t’i përshatet tekstit, të jetë pjesë e tij, të japë informacionin kryesore shkurt dhe qartë. Fakti që titulli është i shkurtër ndonjëherë mund të lej të pasqaruara mirë disa çështje dhe të shkaktojë konfuzitet. Kjo pritet të sqarohet më mirë nga teksti më poshtë. Por, assesi, titulli nuk guxon të manipulojë me qëllim që të ngjallë interesin e lexuesit dhe të mos jetë i vërtetë.

Për lexuesit:

Xhaferi ka qenë cak i kritikave në parlamentin malazez. Gazetari ka shfrytëzuar të kaluarën për t’i paralajmëruar lexuesit diçka që “ka mundur të ndodhë” pikërisht për shkak të kësaj historie. Ai ka shfrytëzuar argumentet rrethanore për të manipuluar, gjë që është e papranueshme dhe lexuesit nuk duhet të bien në grackën e autorit.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button