S’ka përparim në bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për BREXIT

Bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së sa i përket BREXIT-it mbeten të bllokuara, vetëm një ditë para se deputetët të votojnë përsëri për marrëveshjen e propozuar nga Theresa May, transmeton Koha.net.

May ka biseduar me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, pasi një fundjave negociatash që nuk rezultuan me sukses, transmeton KTV. Bisedimet kanë vazhduar edhe të hënën, me qëllim të sigurimit të ndryshimeve në marrëveshje përpara votimit të së martës.

29 marsi është planifikuar të jetë data e largimit të Britanisë nga BE-ja. Qeveria ka kërkuar ndryshime në të ashtuquajturin “backstop”, që është garanci për çështjen e kufirit irlandez. Por, detajet e tij ishin kundërshtuar shumë deputetë kur votuan marrëveshjen në janar.

Ata shqetësohen se, në formën aktuale, “backstop”- mund ta mbajë të ‘lidhur Mbretërinë e Bashkuar me BE-në për kohë të pacaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button