Turqia ka hyrë në reçesion

Pas një rritjeje ekonomike prej 7.4 për qind në vitin 2017, 2018-a ka qenë viti i reçesionit për Turqinë. Faktori kryesor që ka futur në ngërç ekonominë turke është përplasja me Shtetet e Bashkuara, që vitin e kaluar zhvlerësoi në nivele minimale lirën turke, njofton ABC News.

Turqia hyri në recesion në fund të vitit të kaluar. Instituti turk i statistikave deklaroi se ekonomia u tkurr me 2.4 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2018. Rënia erdhi pas asaj prej 1.6 për qind e verifikuar në tremujorin parardhës, duke bërë që vendi të hyjë në ngërç. Pa harruar këtu luftën ekonomike që Turqia pati me Shtetet e Bashkuara, që çoi në zhvlerësimin e lirës turke dhe i bëri importet shumë më të shtrenjta.

Dy vendet vazhdojnë përplasjen për një sërë çështjesh, përfshirë mënyrën e luftimit të Shtetit Islamik në Siri, planet e Ankarasë për të blerë sisteme raketore mbrojtëse nga Rusia dhe për mënyrën e ndëshkimit të personave që dyshohen për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016. Lidhur me këtë episod, Turqia kërkon ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, që aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara e që akuzohet nga pala turke për terrorizëm dhe spiunazh. Konkretisht, lira turke ra me 30 për qind vitin e kaluar kundrejt dollarit, duke bërë që importet të rriten me një të tretën e mesatares.

Kjo detyroi bankën qendrore të ngrinte normat e interesit, duke e bërë huamarrjen më të shtrenjtë. Gjithashtu, shitjet e shtëpive dhe automjeteve pësuan një tkurrje dhe po ashtu prodhimi industrial i vendit. Të dhënat mbi tremujorin e fundit e lënë rritjen ekonomike në 2.6 për qind për vitin 2018, më e ulëta që prej vitit 2009 dhe shënojnë një kthim mbrapsht krahasuar me rritjen prej 7.4 për qind të regjistruar në 2017-n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button