Spitali “8 Shtatori” ngeli pa dy tomografët kompjuterik, rastet urgjente dhe të rënda i dërgojnë në Qendrën Klinike

Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup punon pa tomografë kompjuterik, pasi që tuba e katodës është harxhuar edhe në aparatin e dytë. Rastet urgjente i pranojnë, por ata me lëndime ose gjendje të rënda, kur nevojitet edhe incizim me kompjuter, i dërgojnë në klinikat e Shkupit, transmeton Sdk.mk.

Menjëherë pas rrëzimit të autobusit në Llaskarcë më 13 shkurt, për shkak të mbingarkesës, është prishur njëri nga dy tomografët kompjuterik dhe spitali punonte vetëm me një. Por, nga e premtja e kaluar, është prishur edhe tomografi i dytë, ndërsa në buxhetin e spitalit nuk ka mjete për të riparuar defektin.

Drejtori i “8 Shtatori” Dr. Hristijan Kostov thotë se, nga Fondi për sigurim shëndetësor, ka kërkuar që një pjesë e parave nga buxheti i spitalit për këtë vit të transferohet si paradhënie, në mënyrë që të mund të aftësojnë të paktën njërin aparat.

“Është harxhuar tubi i katodës, edhe në aparatin e dytë, e tani s’ka incizime me kompjuter. Operacionet e planifikuara janë duke u realizuar. Kur vjen ndonjë rast urgjent, nëse për diagnostikim dhe trajtim nuk është i domosdoshëm incizim me kompjuterit, atëherë e pranojmë. Rastet më të rënda i dërgojmë në Qendrën klinike”, thotë d-r. Kostov.

Ai tha se aktualisht edhe në departamentin ri të traumave punon vetëm një nga dy sallat e reja kirurgjikale.
“Tani s’ka aq shumë raste të traumave dhe në departamentin e ri punon vetëm një sallë kirurgjikale. Pranuam 20 infermiere, aq sa na i miratuan dhe ma ato e përforcuam departamentin e kardiologjisë, sepse tani ka numër të zmadhuar të pacientëve të cilëve duhet t’iu vendoset stent. Jemi duke e konsideruar të fillojmë me punë në dy ndërrime, por na mungojnë anesteziologë. Tani jemi duke punuar me nëntë anesteziologë, ndërsa edhe tre janë në specializim në KARIL”, thotë Dr. Kostov.

Departamenti i ri i traumatologjisë u hap zyrtarisht vitin e kaluar, pak para Ditës së Pavarësisë më 8 shtator, por deri në aksidentin e autobusit, ky seksion i spitalit nuk u vu në funksion. Ky kapacitet u desh domosdo të aktivizohet përnjëherë, natën kur në “8 Shtatori” u sollën 37 nga 50 udhëtarët e lënduar dhe ishte fat në fatkeqësi që u gjendën shtretër të lirë, të cilët për shkak të mungesës së personelit nuk ishin në funksion. Tani, shtretërit e spitaleve janë sërish bosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button