Parlamenti i Sudanit ka shpallur 6 muaj gjendje të jashtëzakonshme

Kryetari i Parlamentit të Sudanit, Ibrahim Ahmed Omer, ka deklaruar se shtëpia ligjvënëse e vendit të tij ka miratuar gjendje të jashtëzakonshme gjashtë mujore në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky miratim erdhi pasi presidenti i vendit, Omar al-Bashir, në muajin shkurt shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare.

Përpos gjendjes së jashtëzakonshme, el-Bashir po ashtu njoftoi krijimin e “gjykatave emergjente” të ngarkuara për ndjekjen e protestuesve të anti-regjimit, kontrabandistëve dhe spekulatorëve në valutë të huaj.

Sipas Aleancës së Avokatëve Demokratik të Sudanit, rreth 870 protestues janë nxjerr para gjykatave të sapoformuara vetëm në dy javët e fundit.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në seancën e sotme të parlamentit, ministri i Drejtësisë, Mohamed Ahmed Salim, tha se gjykatat e reja nuk kanë në shënjestër protestuesit në mënyrë specifike, e drejta e të cilëve për proces të rregullt ligjor, sipas tij, nuk është shkelur.

Gjendja e jashtëzakonshme gjashtë mujore u kundërshtua nga ligjvënësit e pavarur dhe nga opozita.

Sudani është tronditur nga protestat popullore që nga dhjetori i kaluar, me protestuesit që kundërshtojnë dështimin e el-Bashirit për të rregulluar problemet ekonomike kronike të vendit.

Ky vend prej 40 milionë banorësh ka luftuar për të rrimarrë veten nga humbja e tre të katërtave të prodhimit të saj të naftës, që është burim kryesor i vendit i monedhës së huaj, që nga shkëputja e Sudanit të Jugut në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button