NATO do të filloj trajnimin ushtarak në Gjeorgji

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë, javën e ardhshme do të fillojnë trajnime ushtarake mes Gjeorgjisë dhe disa vendeve të NATO-s në afërsi të kryeqytetit gjeorgjian, Tblisi, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajnimi i quajtur “NATO-GEO EX 19” do të mbahet në qendrën e përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë për trajnim dhe vlerësim, si dhe në qendrën nacionale për trajtim “Krtsanisi”.

Trajnimi do të zhvillohet nga 18 deri 29 mars dhe do të jetë i pari i përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë në nivel të brigadave multinacionale dhe me asistencë kompjuterike.

Trajnimi i parë NATO-Gjeorgji u realizua në vitin 2016 mes anëtarëve të NATO-s dhe vendeve partnere.

“NATO-GEO EX 19 është një trajnim i rëndësishëm për Gjeorgjinë dhe një moment shumë i rëndësishëm historik në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik mes NATO-s dhe Gjeorgjisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Gjithsej 24 vende anëtare të NATO-s dhe vende partnere do të marrin pjesë në trajnim, duke përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Danimarkën, Estoninë, Francën, Greqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Sllovakinë, Turqinë, SHBA-të, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Suedinë.

Trupat humanitare si Komiteti Internacional i Kryqit të Kuq, Departamenti për Operacione Paqeruajtëse pranë KB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjithashtu do të jenë prezent gjatë trajnimit, duke mundësuar mbështetje dhe mbikëqyrje të drejtpërdrejtë për pjesëmarrësit në trajnim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button