Facebook më në fund fshin fotot e ‘fshira’

Përdoruesit e rrjetit social Facebook të cilët i kanë fshirë fotografitë e padëshiruara nga profilet e tyre, tani mund të jenë të qetë, pasi që ato fotografi prej tani e tutje do të fshihen.

Deri para disa ditësh, çdo fotografi e cila ka qenë e fshirë nga profilet e tyre ruhej në serverët e Facebook-ut dhe çdokush i cili kishte linkun direkt të asaj fotografie, mund ta shihte atë. 
Që nga tani, të gjitha fotografitë e fshira përgjithmonë do të largohen nga sistemi në afat prej 14 ditësh.

Para tre viteve, Joseph Boneno, një student i Cambridge-it zbuloi se fotografitë nuk fshihen dhe të gjithë që kanë linkun direkt të tyre, kanë edhe qasje deri te ato.
Dhe tani, ai këshillon që nga ky leksion mund të mësojnë shumë rrjete sociale të cilat që në fillim duhet t’i përkushtojnë vëmendje të madhe privatitetit të përdoruesve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button