Merkel: BE duhet të ketë aeroplanmbajtësin e vet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur mbështetje për ndërtimin e një aeroplanmbajtësi të përbashkët evropian që synon të nxjerr në dritë rolin në rritje të Bashkimin Evropian (BE) si një aktor global, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Letonisë, Krisjanis Karins, kancelarja Merkel theksoi nevojën që BE të rritë aftësitë e saj mbrojtëse, por po ashtu argumentoi se këto përpjekje nuk ishin kundër NATO-s.

“Sigurisht që kemi një angazhim të qartë në NATO”, theksoi Merkel, duke shtuar se qëllimi i Gjermanisë “në asnjë mënyrë nuk është për të zëvendësuar NATO-n, por për të forcuat më tej partneritetin me aleatët e NATO-s”.

E pyetur për propozimin e kohëve të fundit të partisë së saj kristian-demokratike (CDU) për të ndërtuar një aeroplanmbajtës evropian, Merkel tha se e mbështet këtë propozim.

“Aeroplanmbajtësi… mendoj se është mirë”, tha Merkel dhe shtoi se ishte e gatshme për të punuar mbi këtë propozim.

Udhëheqësja e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, theksoi idenë për të ndërtuar një aeroplanmbajtës të përbashkët evropian.

“Gjermania dhe Franca tashmë po punojnë së bashku për një projekt të avionëve luftarak evropian në të ardhmen dhe vendet tjera janë të ftuara për të marrë pjesë”, tha ajo.

Ajo theksoi se hapi tjetër mund të jetë fillimi i një “projekti simbolik me ndërtimin e një aeroplanmbajtësi të përbashkët evropian” për të shprehur rolin gobal të BE-së si një fuqi që garanton siguri dhe paqe.

Gjermania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje në muajin janar, për të thelluar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe atë të mbrojtjes midis dy vendeve, si dhe shprehën synimin e tyre për krijimin e një ushtrie të BE-së, me qëllim për ta bërë bllokun 28-anëtarësh një aktor të fuqishëm botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button