Ivanovi nuk i ka dekretuar ligjet e “Maqedonisë së Veriut”

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov ka refuzuar që t’i nënshkruajë të gjitha ligjet të cilat Kuvendi i kam miratuar me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq tek ai janë dërguar që t’i nënshkruajë dekretet për hyrje në fuqi të të njëjtëve, pasi që janë votuar në Kuvend, shkruan gazeta maqedonas “Slloboden Peçat”, transmeton Portalb.mk.

Fillimisht janë kthyer katër ligje, por ashtu siç sqarojnë nga Kuvendi kthimi edhe më tej ka vazhduar. Nga Kuvendi thonë se sipas procedurës, këto ligje do të votohen për herë të dytë, pas së cilës presidenti patjetër duhet që t’i nënshkruajë.

Për hapin e këtillë të Ivanovit, nga Kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi nuk kanë koment. Megjithatë, do të hapet punë shtesë, pasi që ligjet edhe njëherë do të duhet ta kalojnë procedurën për miratim, që do të shprehet në shpejtësinë e miratimit të tyre.

Ivanov nuk i ka nënshkruar as Marrëveshjes e Prespës dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por të njëjtat janë publikuar në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button