Kuvendi i RMV-së e miratoi Ligjin, përfshihet diskriminimi në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual

Me 52 vota “për”, 3 “përmbajtur”, nga 61 deputetë të pranishëm në seancën e 90-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), është miratuar Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, transmeton Portalb.mk.

Ligji do të mundësojë parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Meqë Ligji është përpiluar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, udhëheqësja e këtij dikasteri, Mila Carovska, në foltoren e kuvendit deklaroi se me Ligjin mbrohen nga diskriminimi edhe ata që nuk kanë qenë të mbrojtur.

“Me këtë Ligj i mbrojmë të gjithë ata që sot nuk kanë qenë të mbrojtur dhe kanë qenë të diskriminuara, por që janë ndërmjet nesh. Qytetarët na kanë zgjedhur që ti mbrojmë, që të realizojmë politika përgjegjëse, ndaj secilit, dhe jo vetëm ndaj atyre që kanë qëndrime dhe bindje të ngjashme sikur tonat”, tha Carovska.

Me Ligj do të bëhet përkufizim i saktë i termit diskriminim, do të zgjerohet kompetenca e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD)– përveç se në mbrojtje, do të punojë edhe në parandalim të diskriminimit, do të futet mënyrë e re e zgjedhjes së anëtarëve të KPMD-së, do të mund të shfrytëzohen dëshmitë e reja të procedurave gjyqësore dhe dhe do të lirohen nga harxhimet gjyqësore gjatë procedurave gjyqësore.

Miratimi i Ligjit në Kuvendin e RMV-së u realizua në praninë e diplomatëve ndërkombëtar, pasi që i njëjti u miratua me flamur evropian dhe është parakusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button