“Trust”: Gjykata e Apelit ia uli dënimin me burg Koçanit, Aviroviqi me kusht

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”, biznesmeni Sead Koçan duhet të vuajë 4 vjet e tetë muaj dënim me burg në vend të gjashtë vjet burg siç ishte i dënuar nga Gjykata Penale, ndërsa Vasilije Aviroviq gjithashtu pak shpëton, gjegjësisht në vend të tre viteve burg, sipas shkallës së parë, tani sipas Gjykatës së Apelit dënimi i është ulur në dy vjet, ndërsa njëkohësisht përcaktohet se dënimi i konfirmuar me burg nuk do të kryhet nëse i akuzuari gjatë pesë vjetëve nuk bën ndonjë vepër tjetër penale, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse aktvendimi i Gjykatës së Apelit për rastin “Trust” është fuqiplotë, kjo nuk do të thotë se Koçan menjëherë do të shkojë pas grilave.

I akuzuari së pari duhet me shkrim ta pranojë vendimin, për të cilin Gjykata e Apelit ka afat prej 60 ditësh ta nënshkruajë. Më pas gjykatësi për kryerjen e sanksioneve Koçanit duhet t’i dorëzojë akt referimi, ku do të theksohet data kur duhet të paraqitet në burg.

“Dita e paraqitjes në burg përcaktohet ashtu që personit të dënuar i mbesin më së paku tetë, ndërsa më shumë 13 ditë nga dita e pranimit të aktit të referimit”, parashikohet në Ligjin për kryerjen e sanksioneve.

Derisa e priste aktin e referimit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, edhe pse ishte i dënuar, arriti të ikë nga shteti.

Koçan shpëtim tani mund të kërkojë në Gjykatën Supreme, me dorëzimin e mjetit juridik të jashtëzakonshëm, por edhe të kërkojë shtyrje të kryerjes së dënimit, siç bëri Vllado Buçkovski, i cili edhe përkundër aktvendimit fuqiplotë asnjëherë nuk shkoi në burg. Në ndërkohë Gjykata Supreme e shfuqizoi aktvendimin për Buçkovskin dhe procesi filloi prej fillimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button