Me ftesë të ish-shefit të diplomacisë greke, Dimitrov do të merr pjesë në konferencë në Athinë më 15 dhe 16 mars

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov të premten dhe të shtunën, më 15 dhe 16 mars do të merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Pireas, me rastin e 20-vjetorit të ekzistimit të katedrës për studime ndërkombëtare dhe evropiane dhe për nderë të profesorit dhe ish-shefit të diplomatit grek, Nikos Koxias, transmeton Portalb.mk.

Konferenca dyditore me temë “Politika greke e jashtme aktive në shekullin 21”, do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, dhe do të ketë pesë diskutime tematike, nga të cilat e fundit i përkushtohet rajonit.

Për Ballkanin dhe Evropën Juglindore të shtunën në mesditë do të diskutojnë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ish-shefat e diplomacive shqiptare dhe bullgare, Ditmir Bushati dhe Daniel Mitov.

Ftesën e Dimitrovit për pjesëmarrje në konferencë e zbuloi që vitin e kaluar ish-shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në intervistë për MIA-n.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button