ASH-ja Zaevit për papunësinë: Konsultohuni me të dhënat, kaloni nga Ambasada e Gjermanisë

“Duke mos dashur të besojmë se ky është modeli i shtetit që synoni, ju sugjerojmë që të konsultoheni me të dhënat, e nëse nuk doni ta bëni këtë atëherë kaloni nga Ambasada e Gjermanisë për të parë radhët e gjata të qytetarëve ku çdo ditë aplikojnë mbi 800 qytetarë për viza pune, të cilëve largimi ju mbeti alternativë e vetme”, kështu ka reaguar sot partia shqiptare opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH), ndaj kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev për uljen e papunësisë, transmeton Portalb.mk.

Nga ASH-ja kanë rekomanduar kryeministrin Zaev që t’i ndjek të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika të RMV-së, të cilat sipas tyre thonë:

“- Në kuartalin e IV/2014, numri i popullsisë aktive ka qenë 961 416,
– Në kuartalin e III/2018 ka rënë në 958 770 persona,
– Ndërsa në kuartalin e fundit të vitit 2018, popullsia aktive ka pësuar rënien e radhës në 957 609 persona.
Në ndërkohë shifrat mbi rritjen e popullsisë pasive tregojnë që popullsia pasive shënon rritje:
– Në kuartalin e IV/2014 ka qenë 714 782 persona.
– Në kuartalin e III/2018 është rritur në 724 127 persona joaktiv.
– Ndërsa kuartali i fundit i vitit 2018, shënon 725 539 persona duke dhënë indikacione serioze që ky shtet rrezikon të bëhet vend i popullsisë pasive (atyre që janë të papunë dhe që nuk kërkojnë punë)”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Nga ASH-ja më tej sqarojnë se ulja e popullsisë aktive dhe rritja e asaj pasive mendojmë se nuk duhet parë si arritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button