Pendarovski: Ndjekja nga shërbimet sekrete të afërta me VMRO-DPMNE-në është punë e kryer

Kandidati për presidenti, Stevo Pendarovski vlerëson se është punë e kryer ndjekja dhe fotografimi i tij nga ana e shërbimeve sekrete siç pati deklaruar më herët që janë të afërta me partinë më të madhe opozitare në vend, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se nuk ka vërejtur nëse ende e ndjekin dhe nuk ka dashur të tregojë nëse mbetet ende në qëndrimin se e ndjekin shërbimet sekrete.

“Ajo është punë e kryer. Kam dorëzuar padi penale dhe tërë puna është te MPB. Ka hetim dhe ata e dinë për më tej. Nuk dua të komentoj që të mos u ngarkoj më shumë punë atyre. Është ndjesi jo e mirë, por nuk do të thotë se është kërcënim i sigurisë së integritetit tim”, tha Pendarovski, pas takimit të sotëm me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe kandidati i përbashkët për president i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski ka deklaruar se 24 orë atë, por sipas të gjitha gjasave edhe familjen e tij, e ndjek një shërbim sekret i cili është i afërt me partinë  opozitare, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në.

“Për 10 ditë disa herë po publikohen fotografi ku lëvizë. Kjo është vetëm sinjal, në drejtim të së cilës lëvizë fushata për president, vetëm që do të jetë edhe më e përlyer. Unë nuk i kam të afërta fushatat e nëntokës, unë përgjigjem me argumente dhe publikisht. Mbetjet e regjimit nuk guxohet të tolerohen, ajo është punë e institucioneve të këtij pushteti”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button