Kodra e Diellit, nuk ka kush t’i riparojë ski-liftet e shekullit të kaluar! (FOTO)

Ashensorët e skive (ski-lift) në Kodrën e Diellit janë të vjetra dhe datojnë që nga vitet 80, për të njejtat është problem të gjenden pjesë te reja në rast defekti. Ashensorët për ski zakonisht pësojnë dëmtime gjatë sezonit dimëror për shkak të motit të keq dhe erërave që fryjnë fuqishëm, njofton Portalb.mk. Ende nuk ka plan konkret për riparimin e tyre të plotë.

Ski-liftet jofunksionale ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në (mos)zhvillim e qendrës së skijmit “Kodra e Diellit”. Problemet e ski-lifteve kanë qenë shumë shpesh temë diskutimi duke e pasur parasysh edhe fillimin e çdo sezone të skijimit duke mos e përjashtuar edhe këtë të sivjetshmen, e cila nisi pa dy ski-lifte funksionale. Nga vitet e 80 të shekullit të kaluar deri më sot në Kodrën e Diellit nuk ka pasur investime për ski-lifte apo teleferikë të rinj.

Maja e Kalter

Kodra e Diellit posedon gjithsej katër ashensorë për ski të cilat janë ndërtuar gjatë viteve 1978-1982. Nga ELEM TURS thonë se ndonëse të vjetër, këta ashensorë për ski me një mirëmbajtje adekuate janë ende funksionale. Kjo kompani arsyetohet se për riparimin e tyre është e vështirë të gjenden pjesë të reja në rast dëmtimi.
Përveç katër ashënsorëve për ski, Kodra e Diellit posedon edhe dy teleferikë: Shën Ilija dhe Maja e Kaltër.

Skijatorët ankohen se teleferikët dhe ashensorët për ski prishen aq shpesh saqë sezona ju kalon me tre ski-lifte funksionale. Për shkak të erës dhe kushteve klimatike Teleferiku “Maja e Kaltër” e cila ka kapacitet 600 skijatore në orë, dhe frekuentohet më shumë, shumë shpesh është jashtë funksioni, gjë që i ngarkon ski-liftet tjera me më shumë skijatorë.

Pjesëtarë të nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” dhe vizitorë të tjerë më 29.01.19 shpëtuan një fëmijë të mbetur varrur në ski-lift

Skijatorët thonë se rradhët e gjata që krijohen për pritje shkaktojnë pakënaqësi te to, gjë që shpesh i bën të zënvendësojnë Kodrën e Diellit me qendrat e skijimit në Bullgari.

Ski-liftet nuk punojnë 06.01.19
Ski-liftet nuk punojnë 06.01.19

“Mund të them që ka vetëm tre ski-lifte funksionale shumicën e kohës, Kroni 1 prishet shpesh dhe nuk punon periudha të tëra, teleferiku që çon deri në Ceripashinë shpesh ndalet shkaku i erës. Po flas për problemet e njejta që kanë qenë edhe sezonet e kaluara, dhe vazhdojnë edhe këtë vit”, tha njëri nga skijatorët e rregullt në Kodrën e Diellit.

Turistët në Kodrën e Diellit thonë  se problemet me këto ski-lifte janë zakonisht për shkak të aparaturës së vjetër dhe motorrëve, ndonjëherë edhe prej rrymës elektrike.

“Servisimi i ashensorëve për ski nuk bëhet ashtu siç duhet, andaj dhe shumë shpesh të njejtat defekte përsëriten. Edhe amortizimi i tyre është problem”, tha Valentin Tasevski, inxhinier i ndërtimit.

Ashensorët për ski janë: Kroni 1, Kroni 2, Kroni i Plakës dhe Hurdhat e kaçakëve.

Ashensori për ski “Kroni 1”  (Teteks 1)

“Kroni 1” figuron me datë prodhimi të vitit 1981, prodhuar nga kompania franceze “Montaz Moutino”. Ashensori

Kodra e Diellit, Autor: Elem Turs

fillon në lartësi mbidetare 1670 m dhe arrin deri në 1764.

Koha e vozitjes është 2 minuta dhe ka kapacitet 300 skijatorë në orë.

Ashensori për ski “Kroni 2” (Teteks 2)

Është prodhuar nga e njejta kompani franceze “Montaz Moutino” si “Kroni 1” dhe në të njejtin vit. Ashensori fillon në lartësi mbidetare 167 m dhe arrin deri në 1764.

Koha e vozitjes është 2 minuta dhe ka kapacitet 300 skijatorë në orë.

Ashensori për ski “Kroni i Plakës” (Aerodrom)

Ky ski-lift është prodhuar në vitin 1978 nga kompania austriake “Doppelmayer” dhe ka kapacitet 600 skijatorë në orë. Gjatësia e rrugës është 715 metra dhe ndryshimi i lartësisë është 90 metra.

Ashensori për ski “Hurdhat e kaçakëve 1” (Ge)
Kodra e Diellit, Autor: Elem Turs
Kodra e Diellit, Autor: Elem Turs

Është prodhuar në të njejtin vit dhe nga e njejta kompani si “Kroni i Plakës”. Ka kapacitet 600 skijatorë në orë dhe ndryshimi i lartësisë është 129 metra. Fillon në lartësi mbidetare 1842 m dhe arrin deri në 1971 m.

A testohen ski-liftet?

Nga ELEM TURS thanë se ski-liftet çdo vit testohen dhe çertifikohen, që është edhe një prej kushteve kryesore për t’u hapur sezoni. Testimin e bëjnë kompani të autorizuara nga Fakutleti i Maqinerisë dhe Elektroteknikës.

“Ski-liftet janë të viteve 80 të shekullit të kaluar, mirëpo me mirëmbajtje dhe kujdes ende janë ne funksion, megjithatë ka shumë shpesh defekte”, tha drejtori aktual i ELEM TURS, Xhemail Jusufi.

Ai theksoi se teleferiku me gjashtë ulëse do të ishte një zgjidhje që do të ndihmonte shumë, pasi ka kapacitet 3200 skijatorë në orë.

Megjithatë, premtimi për ndërtimin e teleferikut të ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit këtë vit u bë i vjetër pesë vjet. Ndonëse kontrata e parë e nënshkruar për ndërtimin e teleferikut ka qenë më 10 mars 2014, teleferiku ende nuk është plotësisht i ndërtuar dhe nuk është vënë në punë. Sërish ashtu siç është premtuar pesë vite rradhazi, premtohet që teleferiku do të jetë gati për sezonin 2019/2020.

Fillimi i sezonës 2018/2019 pa teleferik funksional

Ski-liftet nuk punojnë 06.01.19
Ski-liftet nuk punojnë 06.01.19

Këtë vit sezona filloi pa një teleferik funksional, ku si pasojë skijatorët me skija në shpinë merrnin të tatëpjetën për t’u ngjitur lartë.

Nga ELEM TURS thanë se i njejti ka qenë jofunksional që nga shkurti i vitit 2018.

“Teleferiku që shkon mbi Aerodrom dhe G nuk ka punuar që nga shkurti 2018, dhe është lënë pas dore deri këtë vit. Më 11 janar të këtij viti u lëshua në përdorim”, tha Xhemail Jusufi.

Ndonëse sezona filloi pa këtë teleferik, i njejti u vu në funksion pak ditë më vonë.

“Sezona filloi pa këtë teleferik. Tash është komplet i rikonstruktuar dhe komplet sistemi i kontrollit dhe rregullimit është ndërruar nga kompania SIEMENS”, tha Jusufi.

LEXO: Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km
LEXO: Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it
LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button