Muhabeti i çarshisë nga mishtorja nuk është lajm

Burimi: KriThink

Teksti që e recensojmë nuk ka asnjë kuptim, as domethënie. Ai më shumë i ngjan ndonjë tregimi nga çarshia se sa një teksti gazetaresk, sepse artikulli nuk i ka elementet themelore të gazetarisë.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: PATURPËSI NË NIVEL TË LARTË: Aman moj grua, pret në rend dhe bën tollovi për qarkullim prej 100 denarësh

Data dhe koha e publikimit: 26.2.2019

Data e recensionit: 4.3.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

 

Titulli i këtij teksti është i paqartë dhe nuk tregon asgjë, por mu për këtë arsye është tërheqës për ta klikuar. Mirëpo, kur do ta hapni artikullin, do të shihni se ai është “i zbrazët”. Në të nuk ka asgjë gazetareske. Nuk ka asnjë informacion, nuk ka as vend, as kohë, as kur ka ndodhur ngjarja, nuk janë përmendur as njerëz konkretë, nuk ka asgjë. I gjithë artikulli i ngjan një muhabeti që tregohet në mes njerëzve.

Në tekst thurret një tregim për një zotëri që ka blerë në mishtore dhe që ka komentuar me zë të lartë se jepka para vetëm për gjëra të shtrenjta, e kur ndonjë grua plakë ka blerë salçiqe të lira, gjoja ai i ka bërtitur në mënyrë të pahijshme:

Tuuuu, prisni në rend dhe bëni tollovi për qarkullim prej 100 denarësh? Ju lutem largohuni, jepni përparësi atyre që duan të blejnë më shumë!

Ajo që është interesante është fakti se teksti i njëjtë është publikuar edhe në media të tjera, edhe atë para pesë muajsh.

Artikujt e këtillë , të cilat nuk janë të lidhura me kohën, zakonisht ripublikohen për ta mbushur hapësirën. Nëse atë ditë nuk ka pasur asgjë më interesante për t’u publikuar, atëherë këto përmbajtje në disa media bëhen më të çmueshme dhe plasohen vetëm për klikime.

Këto tekste nuk janë artikuj gazetareskë dhe nuk duhet të merren si të mirëqena, sepse ka mundësi të jenë të trilluara. Dhe ato nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të tërheqin vëmendjen dhe të mbledhin sa më shumë klikime të jetë e mundur.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button