Rasti “Almiri”, avokati Alispahiç: S’ka asnjë përgjigje për ndërrimin e ndihmës gjykatësit

Gjykata e Kumanovës ende nuk ka vendosur në lidhje me kërkesën e palës mbrojtëse në rastin “Almir Aliu” për ndërrimin e ndihmës gjykatësit të lëndës pasi që dyshojnë se për shkak të përkatësisë së tij etnike me të akuzuarin Boban Iliq, do të jetë i anshëm gjatë procesit gjyqësor, njofton Portalb.mk.

“Ende nuk kemi kurrfarë përgjigje, siç duket taktizojnë. Është dashur të vendosin shpejtë, por nuk kanë vendosur. Nëse deri në seancën e radhës, që është më 2 prill nuk do të vendosin, atëherë do të kërkojmë që të ndërrohet e tërë gjykata, gjegjësisht gjykimi të bëhet në ndonjë gjykatë të ndonjë qyteti tjetër”, thotë për Portalb.mk, avokati i palës mbrojtëse, Asmir Alispahiç

Mbrojtja kërkon që të ndërrohet ndihmës gjykatësi, Lubomir Gjorçeviq, pasi që i njëjti ka përkatësi të njëjtë etnike me të akuzuarin Iliq, gjegjësisht të dy janë serbë. Ata kërkojnë që i njëjti të jetë shqiptar dhe sipas tyre, vetëm ashtu do të munden të besojmë në një vendim të rregullt.

Ndryshe, procesi gjyqësor për rastin “Almir Aliu” është u kthye në rigjykim kthyer në rigjykim për shkak të parregullsive gjatë gjykimit të parë. Sikur gjatë gjykimit të parë, gjykatëse e lëndës është Maja Denkovska, ndërkaq prokurore Suzana Kusigerska. Seanca e radhës do të vazhdojë më 2 prill.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra rënda kundër sigurisë njerëzve dhe pronës komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. Por me rigjykimin, të gjitha këto bien në ujë dhe gjithçka fillon nga e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button