Opsioni “I’m feeling lucky” i Google bëhet edhe më interesant

Nëse shkoni tek faqja e Google Search dhe vendosni kursorin mbi butonin “I’m Feeling Lucky” (Ndihem me fat), ndodh diçka tepër interesante. Butoni fillon të rrotullohet si një lojë fati derisa ndalon rastësisht në një fjali tjetër të tipit “I’m feeling…” (Ndihem…).

Nëse e klikoni, do t’ju çojë në një pjesë tjetër të Perandorisë Google, ku mund të eksploroni informacione të ndryshme.

Psh, nëse zgjidhni “I’m Feeling Wonderful” do të drejtoheni tek një pjesë e Projektit të Çudive të Google (World Wonders Project). Ai prezanton vende magjepëse kulturore nga i gjithë globi, ndërsa “I’m Feeling Hungry” ua paraqet listën e disa restoranteve të ndryshme.

“I’m Feeling Trendy” ju çon në kërkimet më popullore të momentit, pra temat që po kërkohen më shumë aktualisht në Google.

Ndërsa, “I’m Feeling Stellar” ju paraqet rezultate kërkimi (imazhe) për Orion Nebula.
Megjithatë, duhet të keni kujdes të mos humbisni në botën e pafund të internetit dhe të harxhoni orë të tëra duke naviguar./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button